Deputetja e LDK-së thotë dialogu me Serbinë kërkon unifikim - Bota Sot
Deputetja e LDK-së thotë dialogu me Serbinë kërkon unifikim

Politika

Deputetja e LDK-së thotë dialogu me Serbinë kërkon unifikim

Nga: D.B. Më: 25 shkurt 2020 Në ora: 11:22
Valentina Bunjaku-Rexhepi

Në lidhje me atë se a do të jenë të koordinuara pozita dhe opozita sa i përket dialogut me Serbinë i cili sipas shumë gjasave do të përmbyllet brenda këtij viti, deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Valentina Bunjaku-Rexhepi ka thënë për gazetën “Bota sot”, se kur janë në pyetje interesat e shtetit, duhet mënjanuar të gjitha inatet dhe qëllimet tjera partiake.

Sipas saj, dialogu me Serbinë kërkon unifikim të plotë të faktorit politik në Kosovë dhe këtu nuk ka alternativë.

“Mendoj se opozita duhet përkrahur pozitën dhe duhet koordinuar për dialog i cili do të jetë i rëndë dhe i mundimshëm. Shihet se faktori ndërkombëtar kërkon zgjidhje dhe e ardhmja e vendit kërkon më të mundshmen drejtë integrimeve. Asnjë justifikim nuk gjendet në këtë proces që opozita të ketë mendësi bojkoti, duhet të ketë vullnet që të ecim përpara dhe të dalim të bashkuar para kësaj situate”, është shprehur deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Valentina Bunjaku-Rexhepi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat