Opozita paralajmëroi protesta, vjen ‘sulmi’ i rëndë ndaj Veselit, Haradinajt e Limajt: Opozitë e degraduar dhe e korruptuar deri në krye

Politika

Opozita paralajmëroi protesta, vjen ‘sulmi’ i rëndë ndaj Veselit, Haradinajt e Limajt: Opozitë e degraduar dhe e korruptuar deri në krye

Nga: N. H Më: 28 shkurt 2020 Në ora: 22:24
Kadri Veseli, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj

Pas mbledhjes se kryesisë, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka njoftuar se seanca e jashtëzakonshme do të mbahet të hënën, derisa tha se do ta kundërshtojnë në çdo mënyrë heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

Shefi i GP-së së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përveç tjerash paralajmëroi edhe protesta.

“Seanca do të mbahet të hënën në ora 11:00. Për shkak të mungesës së deputetëve të mbahet 42 nënshkrime. Falënderoj deputetët që kanë mbledhur nënshkrimet që të jenë pjesë e këtij mocioni.

“Jemi kundër heqjes së taksës derisa Serbia vazhdon avazin e vjetër në raport me Kosovën. Është një nënshtrim ndaj Serbisë, pasi nuk kemi pasur edhe asnjë dakordim me ShBA e as partneret e koalicionit. Do ta kundërshtojmë me gjitha mënyra përfshirë edhe protestat. Nuk është personale me kryeministrin aktual por me tregun e Serbisë”, deklaroi Haradinaj.

Lidhur me paralajmërimet e opozitës, gazeta “Bota sot”, ka kontaktuar Blerim Burjani, njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese.

Ai në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka deklaruar se opozita e tanishme është e degraduar dhe e korruptuar deri në krye.

Sipas tij, PDK, AAK dhe Nisma nuk i bëjnë përshtypje askujt se cilat mund të jenë veprimet e tyre në të ardhmen.

“Kjo opozitë është e degraduar dhe e korruptuar deri në krye, taksa dhe preteksti për tu kap për diçka kësaj herë për taksë, nuk duhet kultivuar inat, por duhet punuar në rast të parë për të kontribuar për rend dhe ligje. Kjo opozitë është e degraduar nuk i bënë kujt përshtypje çka thonë e as çfarë bëjnë”, është shprehur Burjani për gazetën “Bota sot”.

Tutje, ai ka shtuar se në Kosovë duhet të ketë një gjeneratë të re opozitarë dhe partiake.

“Kosova ka nevojë për një opozitë të re , e cila është e pa korruptuar dhe demokratike, në Kosovë kurrë nuk ka pas opozitë, ka pas lufte për pushtet, kjo është e qartë dhe e dijshme. Në Kosovë duhet të ketë një gjeneratë të re opozitarë dhe partiake”, ka shtuar njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, për gazetën “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat