“Thaçi nuk i ka kompetencat siç i ka presidenti serb Vuçiq” - Bota Sot
“Thaçi nuk i ka kompetencat siç i ka presidenti serb Vuçiq”

Politika

“Thaçi nuk i ka kompetencat siç i ka presidenti serb Vuçiq”

Nga: D.B. Më: 10 mars 2020 Në ora: 13:22
Vuçiq-Thaçi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk është shkuar në takimin e thirrur nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kjo për faktin se sipas tij presidenti Thaçi do të duhej të merrte pjesë në seancën ku do të dëgjohej Vasfije Krasniqi-Goodman, e jo të organizojë takime të ndara për të përçarë.

E në lidhje me këtë çështje analisti politik Skender Mulliqi ka thënë se brenda një dite opinioni publik pa dy organizime politike, në njërën anë mbledhja e kuvendit ku fletë Vasfije Godman Krasniqi, dhe në anën tjetër presidenti Thaçi i thërret në takim liderët partiak.

“Ky mos koordinim Qeveri -Presidencë, fletë për kundërthënie polarizuese, fletë për tensionim të situatës politike pa nevojë. Presidenti Thaçi ka qenë e udhës dhe e ka obligim kushtetues që të merre pjesë më mbledhjet e Kuvendit. Po dihet së këto tensionime në politikën e jashtme kanë të bëjnë më rifillimin e dialogut më Serbinë. Po kemi situatë politike jo unike kur Kosovës i nevojitet kohezion politik për një temë çfarë është vazhdimi i bisedimeve më Serbinë. Kompetencat kushtetuese në politikat e jashtme dhe në politikat e brendshme, janë të Qeverisë, e jo të presidencës , siç po pretendon ti përvetëson presidenti i vendit. Albin Kurti si kryeministër duhet të vepron më shpejt që ti merre kompetencat që i takojnë”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Ai konsideron se, diplomacia e jashtme deri më tash ishte e dobët, prandaj më praktika të tilla, nuk ka mundësi të vazhdohet.

Image
Skender Mulliqi

“Logjika e ndryshimeve duhet të funksionojë, sikur duhet të funksionojnë mirë edhe institucionet e shtetit, kuptohet komfor kompetencave që ju takojnë. Brenda koalicionit VV-LDK , është shumë e nevojshme të ruhet uniteti politik, së Kosovës i nevojitet një lidership i guximshme, për vendimet e rëndësishme të cilat e presin ,sidomos në bisedimet e zorshme më Serbinë. Stabiliteti i koalicionit i pamundëson edhe përpjekjet për ta përçare atë. Presidenti Thaçi i ka përgjegjësitë e veta politike, por jo sigurisht jashtë kompetencave kushtetuese. Kosovës nuk i duhet lufta mediatike për dominim dhe protagonizmat politike. Kosovës i nevojitet pragamtizëm politik, i duhen politika unifikuese kur bëhet fjalë për temën e dialogut. Ne nuk jemi shtet presidencial, dhe Thaçi nuk i ka kompetencat siç i ka presidenti serb Vuçiq. Edhe faktori ndërkombëtar duhet të mësojnë që komunikimin ta bëjnë më Qeverinë Kurti, për tu ikur kështu jo ligjshmërive të mundshme, dhe normave demokratike të sjelljes dhe të veprimit”, është shprehur analisti politik Skender Mulliqi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat