Berisha i drejtohet Kurtit e Mustafës: Mos e harroni obligimin tuaj që e keni për qytetarët

Politika

Berisha i drejtohet Kurtit e Mustafës: Mos e harroni obligimin tuaj që e keni për qytetarët

Nga: D.B. Më: 20 mars 2020 Në ora: 15:53
Kurti dhe Mustafa

Mustafa dhe Kurti në kohën e krizës më të madhe njerëzore janë shkaktimi i krizës politike dhe luks i stërtepruar në çmenduri. Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike Ejup Berisha i cili për gazetën “Bota sot” ka thënë se nuk ka çmenduri më të madhe se në këtë kohë të shkaktohet kriza qeveritare.

“A ka çmenduri më të madhe sesa të shkaktosh krizë qeveritare që në fakt është krizë politike në vlugun e krizës më të madhe njerëzore shëndetësore shekullore pra nuk ka nuk ka pasur nuk ka dhe nuk do të ketë çmenduri më të madhe se kjo që po ndodh momentalisht në Kosovë. Po ku ndodhen politikanët e tanishëm qeveritar të Kosovës në Mars apo në Jupiter? A e dinë këta se nuk janë argat të vetvetes por janë argat të qytetarëve të tyre të cilët jo vetëm se nga Qeveria por edhe nga institucionet kompetente shtetërore të Kosovës urgjentisht kërkojnë zbatimin e masave adekuate me të cilat fillimisht do të kufizohej që më pas edhe të mund të eliminohet virusi shkatërrues dhe vdekjeprurës Korona”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ejup Berisha.

Image
Ejup Berisha

Sipas tij, Mustafa dhe Kurti duhet ti hapin veshët dhe të aktivizojnë trurin, sepse tani nuk është koha për shaka dhe humor, por për sjellje tepër serioze dhe të mençura.

“Pra ky është moment për të mbijetuar e ju në vend të kësaj mendoni vetëm për pushtetin tuaj politik. Dëgjoni që të dy me shumë vëmendje po e kaploi Virusi Korona Kosovën dhe po u rrit prezenca e saj në përmasa më të mëdha dhe më të gjëra s’ka çfarë ju duhet më pushteti politik as juve si politikan e as neve si qytetarë. E keni huq jo vetëm vendin por është kohën ti Kryetari i LDK-së Isa Mustafa dhe ti Kryetar i LVV Albin Kurti vini re dhe dëgjoni me vëmendje ju keni për obligim dhe për mision primar dhe të pashtyeshëm që ta shpëtoni jo vetëm se vendin por që ti shpëtoni dhe vetveten por edhe qytetarët nga vdekja e sigurt e jo të keni ambicie të rritura dhe të shtuara për pushtet. Ne dhe mbarë bota ndodhen në momentin më të vështirë dhe më kritik apo në gjendjen “To be or not to be” apo në situatën “Të jesh apo të mos jesh” e ju a e shihni se me çfarë çështje tepër banale merreni me luftën për dominim në skenën politike”, ka thënë njohësi i çështjeve politike Ejup Berisha.

Ai tutje ka shtuar se politikanët e mençur dhe largpamës nëpër botë i kanë lënë anash apetitet për dominim dhe për pushtet më të madh dhe të gjitha angazhimet dhe potencialet i kanë orientuar për ti shpëtuar kombet dhe shtetet e tyre nga Panemia e Korona Virusit.

“Ua kujtojë këtë pasi ju keni krijuar konflikt të pakuptimtë për një ministër i cili nuk është as i pari e as i fundit analfabet dhe tendencioz në RKS. Vëni gishtin në kokë dhe mendoni me gjakftohtësi dhe me mençuri dhe vazhdoni ti merrni masat dhe ti zbatoni mekanizmat për luftimin e rrezikut më të madh jo vetëm për qytetarët e Republikës së Kosovës por ky Virus paraqet rrezik shumë të madh edhe për mbarë njerëzit në botë. Isë e Albin harroni apetitet dhe dëshirat për pushtet dhe ndikim më të madh tuajin në politikë dhe në pushtet zbritni me këmbë dhe me mend në tokë se ju i duheni Kosovës dhe qytetarëve të saj. Mbarni mend e mos-harroni kurrë më shumë se sot Kosovës nuk i është dashur Pjekuria e plotë politike dhe largpamësia e udhëheqësve të saj politik”, është shprehur njohësi i çështjeve politike Ejup Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat