Kritikat ndaj Grenellit, analisti: Po flasin për të, si për një njeri që e ka humbur udhën

Politika

Kritikat ndaj Grenellit, analisti: Po flasin për të, si për një njeri që e ka humbur udhën

Nga: M.H Më: 29 mars 2020 Në ora: 08:34
Richard Grenell

Para dy ditëve është komentuar mjaftë shumë intervista e amabsadorit të SHBA-ve, Richard Grenell që bisedoi për çështje të ndryshme të Kosovës por në veçanti për taksën.

I pyetur se nëse kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka përmendur taksën, Grenell tha që e ka përmendur mirëpo nuk e larguar siç edhe ka premtuar. Gjersa më vonë Kurti u shpreh që asnjëhere nuk ka thënë se do e largojë taksën pa reciprocitet, duke përmendur që ia ka përmendur largimin e taksës por jo pa reciprocitet.

Këto deklarata qenë temat kryresore për publikun kështu duke i japur drejtë dikush amabsadorit Grenell e dikush kryeiministrit Kurti.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Rexhep Shahu, në një prononcim për “Bota sot, u shpreh që janë të paarsyeshme kritikat që po i jepen ambasadorit Grenell, sipas Shahut këto kritika po jepen duke menduar që janë duke folur për dikë që I ka humbur udha.

Më tej, Shahu u shpreh që Grenell është një nga figurat më të larta në SHBA dhe se i tillë duhet trajtuar edhe nga të tjerët.

"I dëgjova e lexova deklararat e të dy personalitetëve edhe të Ambasadorit Grenell edhe të z. Kurti. Kam prirjen që të I besoj më shumë z. Grenel se sa z. Kurti. Janë ngritë para dy dite dhe dje shumë njerëz që nuk dinë akoma me shkruajtë emrin e tyre dhe flasin për Ambasadorin Grenell si me qenë duke folë për një njëri që ka humbë udhën e nuk di nga me shkue, duke harruë qëllimshëm se ai është një nga figurat më të larta të SHBA.

Image
Rexhep Shahu

Nëse qindra apo mijëra shqiptarë inati janë më të zotët se Amerika apo Shtëpia e Bardhë që i ngarkon detyrë të larta ambasadorit Grenell, atëhere Amerika do të fundoset në oqean. Edhe z. Kurti matet veç me presidentin Trump, gjithë të tjerët i duken miza", ka theksuar Shahu pë "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat