Mulliqi: Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira, se ky virus që na ka goditur

Politika

Mulliqi: Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira, se ky virus që na ka goditur

Nga: D.B. Më: 29 mars 2020 Në ora: 14:32
Foto Ilustrim

Ëndrra e një kombi është uniteti i cili tek ne shqiptarët nuk po ndodhë, dhe e vërteta është se kaherë  ekziston dëshira jonë por jo edhe vullneti i atyre që po e drejtojnë shtetin. Sigurisht së uniteti nuk shikohet në dhemb dhe shumë sprova historike i patëm në këtë drejtim.

Analisti politik Skender Mulliqi ka thënë për gazetën “ Bota sot” se meqë po jetojmë në tokë, e jo në mars duhet ti ndihmojmë njëri-tjetrit, që mos të shohim gjithë këtë mos unitet, madje urrejtje të ndërsjellë që të kombet serioze nuk ekziston.

Ai ka thënë se kjo ndasi dhe ky mos unitet më shumë i karakterit politik por edhe të përgjithshëm e gjeti Kosovën pikërisht në këtë kohë zezone , kur kemi hyrë në karantinë nga Koronavirusi.

“Ky mos unitet sikur na ka shtuar frikën nga kjo situatë e pa pritur, dhe për fatin tonë si shtete dhe komb në Ballkan. Në brendinë tonë sikur po shkëputen lidhjet, e kjo do të ishte fatale. Në këtë kazanin tonë politik që po vlon, zor të qëndrojnë as shtazët , e jo njerëzit. Shpartallimit shoqëror po i prinë ata që do të duhej të interesoheshin për rregullim shoqëror e politikë. Këto polarizime te kamotshëm politike  e posaçërisht këto të fundit, janë sinjale së nëse nuk kemi angazhim të përgjithshëm  do të na pret përfundim i keq. Strukturat e vjetra politike nuk janë gjë më të mira se ky virus që na ka goditur”, ka thënë analisti politik Skender Mulliqi.

Sipas tij, këto struktura që shumë vite janë shtrirë mbi ne si epidemia dhe sigurisht kërkohet mund i madh, qe ti heqim qafe , për të mirën e Kosovës dhe popullit të saj.

Image
Skender Mulliqi

“Kjo epidemi i shpërfaqi dhe i lakuriqësojë së kush janë këta njerëz në të vërtetë. Sigurisht së e kanë humbur më ka krejt besimin dhe përkrahjen e popullit. Retorikat e tyre për shtet janë shteruar si ujërat e ndotura. Fenomenit të pa vetëdijes qytetare, po i vjen fundi. Kohën e ndryshimeve mund të stoponi, por kurrë të ndalni .Arma e ndryshimit është populli i Kosovës. Koronavirusi shkon, e ju ku do të mbeteni? Do të mbeteni si llum pas tërheqjes së dallgëve të detit te tërbuar. Pa shikoni e pritni. Ju do te mbeteni në histori si njerëz që keni shkatërruar çdo të mirë materiale , dhe së keni shkatërruar perspektiven e të rinjeve në vendin e tyre?! Porosia do të ishte : largimi i juaj nga skena politikë , për popullin do të jetë gëzimi më i madh. Në kohën e fëlliqur nën okupim , nuk ju kemi befasuar të dijerave të fashizmit serb, por sigurisht së të dijetar e juaja nuk i kemi pritur?!Ne jemi mësuar që të hapim varre nga fashistët serb, por jo të hapim varre më dorën tonë në kohë epidemie?!”, ka thënë Mulliqi.

Ai tutje ka shtuar se tani kur e gjithë bota është shumë e brengosur nga kjo epidemi, ne qytetarët e Kosovës  po grindemi për një copëz pushtet.

“Si po qëndrojnë punët më mikrobin epidemia, edhe më shumë po dominon mikrobi politik dhe kulturor. Gjendjen reale sociopolitike po e shohim  ende si gjendje te shëndosh, e jo si e kundërta, si e “rrezikshme “ , e “sëmur” dhe “neveritëse”. Frika e infektimit janë fakte fundamentale njerëzore , sociologjike dhe e politikologjisë. Kjo lënë pasoja njëjtë si ksenofobija, racizmi dhe fashizmi i hapur. Masat me efikase ndaj këtyre viruseve, është shkenca dhe demokracia. Shkenca do ta mund edhe këtë lengatë , sikur shumë lëngata të tjera deri më sot. Por , shumë besoj së ekziston ilaçi që edhe politikat dhe politikanet e infektuar më epideminë e pushtetit ,do të mundën . Natyrisht së para nesh ende duhet bërë do rrugë .Nuk na duhen “Share” dhe “Like” të facebookut, por na nevojitet dije , punë e përkushtim që ti zgjedhim forcat e reja politike , që sapo i kanë përmbysur të përmbyturit.Dhe, më shumë kujdes qytetarë të dashur, në larjen e duarve , fytyrës , kokës,jo vetëm nga rreziku i mikrobeve , por edhe nga virusi i kësaj kaste politike”, ka thënë analisti politik Skender Mullqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat