Zogaj: Koalicioni i LDK-së me VV-në, dëshmi se kompromiset mund të jenë absurde

Politika

Zogaj: Koalicioni i LDK-së me VV-në, dëshmi se kompromiset mund të jenë absurde

Nga: A.J Më: 7 prill 2020 Në ora: 22:37
Isa Mustafa Albin Kurti

Gjendja politike aktuale në vend nuk është aspak e mirë e sidomos pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë e deri edhe tek përballja me pandeminse Covid-19.

Aktualisht pritet nga vetëvendosje që të dërgoj një emër për kryeministër tëk presidenti i vendit që më pas të merr mandatin përe të fomruar qeverinë.

Njohesi i çështjeve politike Skender Zogaj ka thenë për “Bota Sot” se gjendja aktuale politike në Kosovë ështē rezultati i akumullimit të energjive negative nga periudha 20-vjeçare e pasluftës, që në mënyrë shpërthyese dalin në shesh në marsin e vitit 2004-tës, kur turmat e bashibozukëve ia vunë flakë disa pjesëve të Kosovës, për ta penguar institucionalizimin e shtetësisë! Pasojat e këtij grusht-shtet jo vetëm që nuk janë evituar por janë thelluar, sepsr, Kosova është bartur nga kriza në krizë dhe, tash jemi nē aktin final të pasojave, kur na rrezikoher liria dhe pavarësia e vendit! Ndryshe nuk ka si të shpjegohet fakti se, që nga shpallja e pavarësisë, Kosova vazhdimish jeton në ankthin e luftës për pushtet, qē zhvillohet më agresivitete të pashembullt! Kriza qeveritare si një gogol  endet në skenën politike,  në vazhdimsi duke i shërbyer korrupsionit dhe krimit të organizuar, e në dëm të dhe popullit dhe vendit. Gjendja altuale është fatale, e pashpresë, sepse, nuk ka asnjë lloj mundësie për formimin e një qeverie funksionale dhe të dobishme për vendin!   

“Tash për tash radhën e ka VV, që duhet të kandidojë një emër të ri për kryeministër! Para se të dihet vendimi i VV çdo lloj supozim është i paqēndrueshëm, madje edhe i dëmshëm, sepse, do të ketë ketë ndikime shumë negative në vazhdimin e kërkimit të zgjidhjeve! LDK-ja nuk besoj se ka nevojë të lëshohet në supozime, sepse, është shumë heret të di se kush do t'i ofrohet për bashkëpunim dhe me çfarë ofertash do t'i vijnë! Koaliconi i LDK me VV, është dëshmi se, kompromiset mund të jenë edhe të absurditetit! Për LDK-n nëse asaj i vjen radha, jam i bindur se nuk  do tē ketë vija të kuqe me asnjë parti politike” ka thenë analisti politik Skender Zogaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat