E quajti “antirugovisti më i madh në Kosovë”, Shpejtim Bulliqi zbulon frikën e Agim Veliut

Politika

E quajti “antirugovisti më i madh në Kosovë”, Shpejtim Bulliqi zbulon frikën e Agim Veliut

Nga: A.Zh Më: 22 maj 2020 Në ora: 21:22
Shpejtim Bulliqi, Agim Veliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kandidati i saj për kryetar të Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka thënë se zgjedhjet në këtë komunë, duhet të mbahen në gjysmën e qershorit.

Ai duke folur në një intervistë ekskluzive për gazetën “Bota sot”, ka thënë se këtë kërkesë e ka bërë, pasi sipas tij, situata në këtë komunë me pandeminë është nën kontroll të plotë nga organet shëndetësore.

Megjithatë, Bulliqi ka theksuar se fjalën përfundimtare në lidhje me këtë, do ta japin IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me KQZ-në.

“Po është e vërtetë, e kam konsideruar se situata me pandeminë është nën kontroll të plotë nga organet shëndetësore si dhe në komunën tonë nuk janë paraqitur raste të reja dhe nuk ka asnjë te infektuar, megjithatë fjalën përfundimtare duhet ta jap IKSHPK dhe Ministria e Shëndetësisë së bashku me KQZ-në”.

Në këtë intervistë, Bulliqi ka komentuar edhe akuzat jo të rralla të nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliut ndaj VV-së dhe ndaj tij.

Veliu e kishte akuzuar Bulliqin për antirugovizëm, duke thënë se ai ka shkuar në “partinë më antirugoviste në Kosovë”.

Por, Shpejtim Bulliqi i ka quajtur shpifje të ulëta deklaratat e Veliut. Madje e ka akuzuar se këtë ai po e bën nga frika e humbjes së pushtetit dhe fuqisë së tij politike.

“Agim Veliu përmes shpifjeve të ulëta ndaj meje po shpërfaqë frikën që ka nga humbja e pushtetit në Podujevë dhe e fuqisë së tij politike, ai ka humbur toruan tërësisht dhe nuk dua të merrem me të”, ka deklaruar Bulliqi për “Bota sot”.

(Intervistën e plotë me Bulliqin, mund ta lexoni nesër në versionin online në gazetën "Bota sot")

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat