Krasniqi tregon se çfarë synon Hashim Thaçi

Politika

Krasniqi tregon se çfarë synon Hashim Thaçi

Nga: A.M. Më: 24 maj 2020 Në ora: 14:40
Hashim Thaçi

Njohësi i çështjeve politike, Islam Krasniqi, ka potencuar se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi synon edhe një mandat për postin të cilin tani e udhëheq.

“Presidenti Thaçi synon edhe një mandat dhe përkrahu Kuvendin për rrëzimin e qeveris Kurti gjithashtu po përkrah krijimin e qeverisë Hoti më arsyetimin për t'a ndalur rritjen e VV-së dhe afrimin e LDK-së”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Gjithashtu, Krasniqi deklaron se LDK-ja nuk mund t'i refuzojë kërkesën e Presidentit dhe se ai nuk ka mundur ta fusë në lojë Kurtin.

“LDK-ja nuk mund t'i refuzojë kërkesën e Presidentit,  pavarësisht deklaratave të LDK-së, së tek ne nuk ndikon askush, kur e dimë së akterëve më të zëshëm të LDK-së Presidenti ju ka akomoduar familjaret e tyre nëpër pozita të larta në shtetërore apo edhe në personelin diplomatik. Nuk e besoj së ka qenë ky qëllimi i rrëzimit të qeverisë, por s'ka mundur që Kurti t'a fusë në lojë ashtu dhe të luante më të ashtu siç ka luajtur më të tjerët, duke i djegur apo edhe ndarë partitë tjera kundërshtarë, ka  përfunduar Krasniqi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat