Kosova drejt destabilizimit, ja kush mund të sjellë konflikte të reja në vend - Bota Sot
Kosova drejt destabilizimit, ja kush mund të sjellë konflikte të reja në vend

Politika

Kosova drejt destabilizimit, ja kush mund të sjellë konflikte të reja në vend

Nga: A. J Më: 25 maj 2020 Në ora: 22:12
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës pritet të jepet brenda këtyre katër ditëve derisa një vendim i tillë pritet të jetë edhe jo i dëshiruar nga dy palët e përfshira.

Derisa presidenti i vendit Hashim Thaçi pret që ti jepet e drejta e krijimit të një qeverie të re e jo fituesit të zgjedhjeve, vetëvendosje është e bindur e se kjo gjykatë është duke marr presion të vazhdueshëm dhe se mund të vendos edhe në favor të presidentit i cili do të lejonte krijimin e një qeveri të re të përberë nga LDK-AAK dhe Nisma.

Njohësi i çështjeve politike dhe ligjëruesi i Gjeopolitikës Mirsad Voca ka thënë për “Bota Sot” se Institucionet janë në stagnim meqë Presidenti me dekretin e tij dëshiron qeveri tjetër pa zgjedhje, mirëpo nëse kjo ndodhë vendi do mund të përjetoj një destabilizim në vitet e ardhshme

Image
Mirsad Voca

 

“Institucionet janë në stagnim meqë Presidenti me dekretin e tij dëshiron qeveri tjetër pa zgjedhje, mirëpo nëse kjo ndodhë vendi do mund të përjetoj një destabilizim në vitet e ardhshme sepse kjo do shpie në anarki politike, në kaos politik sa i përket fitueseve të zgjedhjeve, të shumicës dhe koalicioneve të mundshme, pastaj do të shkaktohen paqartësi dhe interpretime të shumëfishta kushtetuese, do të krijohen situata të reja dhe potencialisht konflikte të reja dhe nevojë të pareshtur për zgjidhje të reja meqë do të ketë rikthim në pikën zero dhe jo vazhdimësi të shtet ndërtimit” ka thënë ligjëruesi i Gjeopolitikës Mirsad Voca.

 

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat