Arsyet pse reaguan Thaçi dhe Hoti kundër masave ndaj Serbisë - Bota Sot
Arsyet pse reaguan Thaçi dhe Hoti kundër masave ndaj Serbisë

Politika

Arsyet pse reaguan Thaçi dhe Hoti kundër masave ndaj Serbisë

Nga: D.RR Më: 31 maj 2020 Në ora: 17:39
Avdullah Hoti dhe Hashim Thaçi

Mbrëmë në mesnatë, qeveria Kurti ka ashpërsuar masat e reciprocitetit ndaj Serbisë, ku disa kamionë janë kthyer prapa në kufij.

Por ndaj këtyre vendimeve të Kurtit, kanë reaguar presidentit Thaçi dhe i mandatari për kryeministër, Avdullah Hoti, të cilat i kanë parë këto vendimi si të gabuara.

Njohësi i çështjeve politike, Ali Hertica në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se vendimet e Kurtit janë të drejta, sepse Serbia nuk po e ndal fushatën kundër Kosovës.

“Status-quoja aktuale është e padurueshme ndaj disa liderëve politik sepse nuk ka asnjë alternativë për një rifillim të shpejtë të bisedimeve për normalizimin e raporteve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. BE-ja kërkon fuqizim të bashkëpunimit rajonal dhe një angazhim të Kosovës në iniciativat rajonale, të cilat janë në dobi të Kosovës, por mos zbatimi i Serbisë në shumë marrëveshje, Kurti është detyruar që t’i ashpërson këto masa për Serbinë, ku është hap i qëlluar. Programi i përbashkët i koalicionit u prezantua nga kryeministri Albin Kurti në Kuvend më 3 shkurt dhe aty u bë e qartë, se tarifa të zëvendësohet me masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk reflekton. Për t'u larguar kjo tarifë, siç edhe e ka thënë ambasadori amerikan Grenell, Serbia duhet ta ndërpresë fushatën e saj kundër Kosovës , që po bën përmes metodave ilegale, që e ka minuar rëndësinë e dialogut. Politikat e Kosovës do të jenë të arsyeshme dhe racionale që ta kuptojnë se është e rëndësishme të bisedojmë dhe të tentojmë të gjejmë kompromis nëse Serbia reflekton”, ka thënë ai.

Image
Ali Hertica

Hertica mendon se Thaçi e Hoti reaguan ashtu, për arsye se nuk dëshirojnë të prishin raportet me Listën Serbe për krijimin e qeveris së re Hoti.

“Masa reciprociteti për të gjitha dokumentet dhe praktikat që prekin çështjet tregtare, këto masa reciprociteti për njohjen e të gjitha kualifikimeve profesionale (siç janë diplomat, certifikatat, licencat, lejet etj. të lëshuara nga autoritetet kosovare). Sa më shumë që përkeqësohet situata në Kosovë duke u paralizuar institucionet e Kosovës, aq më shumë qeveria insiston në reciprocitet te shtuar edhe pse disa lider politik janë kundër këtij vendimi të qeveris Kurti sepse nuk dëshirojnë të prishin raportet me Listën Serbe për krijimin e qeveris së re Hoti dhe ketë mendim e ka edhe presidenti Thaçi”, është shprehur Hertica për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat