"Nëse Qeveria Hoti tregon 'dhëmbët' ndaj Serbisë, rënia e saj nga pushteti është e pashmangshme"

Politika

"Nëse Qeveria Hoti tregon 'dhëmbët' ndaj Serbisë, rënia e saj nga pushteti është e pashmangshme"

Nga: H.O. Më: 10 qershor 2020 Në ora: 21:03
Qeveria Hoti

Qeveria Hoti ndër vendimet e para ka hequr taksat ndaj Serbisë. Këtë vendim e ka bërë pa kushte ndaj Serbisë, dhe ky vendim është kritikuar shumë.

Kështu, Faton Mehmeti, njohësi i ҫështjeve politike thotë se fakti që kjo qeveri varet nga Lista Serbe, nënkupton të mos pasurit guxim për të treguar qëndrim të denjtë karshi Serbisë.

“Në momentin që qeveria tregon "dhëmbët" ndaj Serbisë, rënia e saj nga pushteti është e pashmangshme. Heqja e tarifës pa kushte është hapi i parë i lëshimeve të mëdha, me kalimin e kohës ato vetëm sa do të shtohen. Kjo është qeveri e Grenellit dhe Thaҫit, dhe si e tillë nuk mund të jetë në favor të vendit tonë, por të realizimit të skenarëve të tyre për përfitime personale. Lëshimet ndaj Serbisë do të jenë edhe më të mëdha, për të cilat do habiten edhe zogjtë e malit. S’keni pa gjë akoma”, vlerëson Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat