Ky institucion është përcaktuesi i marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ndryshe priten demonstrata

Politika

Ky institucion është përcaktuesi i marrëveshjes përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, ndryshe priten demonstrata

Nga: A. J Më: 16 qershor 2020 Në ora: 22:32
Hashim Thaçi dhe Avdullah Hoti

Një marrëveshje përfundimtare mes Kosovës e Serbisë po paralajmërohet se mund të ndodh në takimin që pritet të mbahet në Washington nga dy palët e përfshira në dialog. Derisa Qeveria Hoti është e bindur se një marrëveshje përfundimtare dhe njohja reciproke duhet të ndodh tashmë opozita shprehet mjaft skeptike sa i përket marrëveshjes e sidomos nëse aty përfshihet është ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve.

Njohësi i çështjeve juridike Muhamet Kelmendi ka thënë për “Bota Sot” se është e drejtë e Kryeministrit që para gjendjes se tillë të konsultohet më të gjitha partitë politike parlamentare, natyrisht se e mira juridike është nëse kjo çështje shtrohet në Kuvendin e Kosovës.

Image
Muhamet Kelmendi

“Këto janë dy pozita që i duhen qeverisë për të mundur më ec përpara por mbi te gjitha është Kushtetuta e vendit që obligon pushtetin të mbanë dhe te respekton një për një. Këtu nuk ka interferim. Normat kushtetuese janë obligative, kuptohet se nëse shkelet Kushtetuta e vendit duke e rrezikuar tërësinë territoriale ose benë ndonjë mënyrë tjetër ngritën masat ne demonstrata. Vetëm diskutimet nuk janë baze për demonstrata dhe protesta. Bisedimet janë normale dhe  mbahen kurdoherë dhe me kenë ka interes shteti i ynë” ka thënë Klemendi.

Sipas tij, e mira është qe Kryeministri të ketë në delegacion përfaqësues të ndryshëm mos te shkoj vetëm dhe mos të shkeli normat kushtetuese. Çështja është shumë madhore dhe nuk ka të drejtë askush të vendosi jashtë Kuvendit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat