A ka vdekur projekti i shkëmbimit të territoreve? Flet juristi i njohur, ka një parashikim për takimin e 27 qershorit në Uashington

Politika

A ka vdekur projekti i shkëmbimit të territoreve? Flet juristi i njohur, ka një parashikim për takimin e 27 qershorit në Uashington

Nga: N. H Më: 19 qershor 2020 Në ora: 22:31
Richard Grenell, Aleksander Vuçiq, dhe Hashim Thaçi

Richard Grenell, i dërguari i posaçëm amerikan për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë e ka bërë të çartë edhe një herë se e kujt ishte ideja e shkëmbimit të territoreve mes dy shteteve Kosovë e Serbi.

Gjatë një interviste në Fox News ai u pyet nga gazetarja rreth takimit që do të mbahet në Uashington me 27 qershor.

Sqaroi se çështja e shkëmbimit të tokave mes dy shteteve nuk ishte ide e presidentit aktual të Amerikës, por e Bolton.

E lidhur me këtë, juristi i dhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se për idenë e shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë, deri më tash nuk kemi parë e as dëgjuar asnjë deklaratë të ndërmjetësuesve që bind për një platformë.

Sipas Burjani, nëse do të kishte një plan të tillë, së paku do të kishte një platformë si udhëzues.

“Opcionalisht nuk dihet asgjë, deri më tash nuk kemi parë e as dëgjuar asnjë deklaratë të ndërmjetësuesve që bind për një platformë. Bashkimi Evropian deklarohet kundër ndryshimit të kufijve dhe shkëmbimeve. SHBA po merren me ekonomi më 27 qershor, së paku do të duhej një opsion platformë të ekzistojë si udhëzues i dialogut, pa udhëzues pa platforme është sikur të hysh në një anije pa busull dhe të humbësh dikund, pra, do të duhej te kishte një udhëzues i dialogut edhe pse në fund SHBA thonë se do të ketë njohje të Kosovës nga Serbia”, shprehet Burjani.

Kurse, sa i përket takimit të paralajmëruar më 27 qershor, Burjani thotë se eventualisht mund të bisedohet për një marrëveshje tregtare të re në mes dy vendeve.

“Më 27 qershor nuk dihet asgjë përveç se palët do të flasin për ndonjë autostradë ndërmjet tyre dhe eventualisht për një marrëveshje tregtare të re në mes dy vendeve. Shkëmbimi territorial nuk është më opsion po çka është? Kjo mbetet dilemë dhe enigmë e arritjes se një marrëveshje përfundimtare”, ka thënë në fund Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat