Cila do të jetë marrëveshja që ia hapë dyert Kosovës?

Politika

Cila do të jetë marrëveshja që ia hapë dyert Kosovës?

Nga: A.SH Më: 22 qershor 2020 Në ora: 21:55
Richard Grenell dhe Hashim Thaçi

Ditët po afrojnë kur do të nisë dialogu Kosovë-Serbi. Dita e enjte shënon nisjen e dialogut Kosovë –Serbi në Bruksel, kurse dy ditë më pas do të takohen liderët e dy vendeve në Uashington me ndërmjetësimin e Richard Grenell.

Në lidhje me këtë, analisti Ali Hertica, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se, angazhimi i SHBA-së, në këtë proces do të jetë që do të përmbyllet me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe i ngarkuari i presidentit, Donald Trump në bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell e kanë intensifikuar angazhimin për rifillimin e dialogut Kosovë dhe Serbi të ndërprerë prej më shumë se një viti. Disa herë përmes tëiter-it në fundjavën që shkoi, Richard angazhimi i SHBA-së do të jetë proces që do të përmbyllet së shpejti me njohje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Kosova dhe shqiptarët janë të bekuar me përkrahjen e përhershme të SHBA-së për popullin dhe shtetin”, thotë Hertica.

Ai thotë se, ky proces do përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Ky proces do përfshin krijimin dhe zgjerimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përmirësimin e situatës ekonomike dhe veçanërisht, dialogun për normalizimin me Serbinë, këto janë hapat kryesorë për të forcuar perspektivën evropiane të vendit dhe shoqërinë tonë. Diplomacisë evropiane filloj deri më tani të do të ndërmjetësojë në dialogun Kosovë-Serbi, por pa sukses sepse nuk ka qenë konstruktive për qëndrimet për Serbinë, dhe tani mbasi që SHBA-të kanë marrë hap të rëndësishëm diplomacia Evropiane nuk duhet të konsultohet fare nga Shtëpia e Bardhë rreth përfundimit të dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, sepse BE kanë qasje të ndryshme sa i përket dialogut Kosovë-Serbi,me atë të SHBA-së sepse BE ende nuk ka një qasje të unifikuar”, shprehet ai.

Ai më tej shton, se Shtetet e Bashkuara nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve nëse pajtohen të dyja palët, derisa brenda vendeve të Bashkimit Evropian, kjo ide ka nxitur reagime pro dhe kundër.

“Por nga Amerika disa zëra nuk e kanë përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve nëse pajtohen të dyja palët, derisa brenda vendeve të Bashkimit Evropian, kjo ide ka nxitur reagime pro dhe kundër. Një marrëveshje eventuale parashihet që t’i hapë rrugë njohjes së Kosovës nga shtetet që ende se kanë njohur pavarësinë si dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare duke përfshirë edhe Organizatën e Kombeve të Bashkuara, dhe paraprakisht plotësoi kërkesat e Serbisë për largimin e reciprocitetit dhe heqjen dorë nga shtetësia përmes ndalimit të procesit të njohjeve e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare. Një tjetër element qe duhet pasur parasysh është edhe nevoja e një perspektive më të gjerë në politikën e jashtme të Kosovës duke synuar ndërlidhjen me të tjera rajone të globit. Kështu për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar do të ishte e arsyeshme që Kosova të përpiqej të anëtarësohej duke siguruar lidhje edhe me vende të shumta të kontinenteve. Duhet theksuar se në një situatë të tillë të venitjes së perspektivës evropiane, forcimi i marrëdhënies me organizatat botërore merr një rëndësi veçanërisht të madhe për Kosovën”, përfundon Hertica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat