Qeveria Hoti i “dorëzohet” Serbisë, analisti politik paralajmëron për pasojat

Politika

Qeveria Hoti i “dorëzohet” Serbisë, analisti politik paralajmëron për pasojat

Nga: A. J Më: 23 qershor 2020 Në ora: 15:24
Qeveria Hoti

Heqja dorë nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare përben një rrezik të madh për vendin duke bërë kështu të heq dorë edhe nga obligimi shtetëror-kushtetues.

Se fundmi Qeveria e Republikës se Kosovës ka heq dorë nga gjitha proceset për anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare më kushtin e vetëm që Serbia të heq dorë nga fushata për çnjohjen e Kosovës.

Njohësi i çështjeve politike Rexhep Elezaj ka thënë se heqja dorë e qeverisë “Hoti” nga procesi i anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, është pa dyshim, akt puro antikushtetues që ka mundur ta bën një qeveri e një shteti sovran dhe të pavarur. Ngase me heqjen dorë nga anëtarësimi, ose siç po thuhet, pezullimi i përkohshëm nga kërkesat për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, me automatizëm nënkupton hiqje dorë nga obligimi shtetëror-kushtetues, që si vend sovran të bëhesh pjesë konstituive e organizmave ndërkombëtarë me status të plotë dhe të barabartë me vendet tjera sovrane e të pavarura!

Image
Rexhep Elezaj

“Arsyetimi banal i qeverisë “Hoti”, se këtë kusht duhet plotësuar me kërkesën dhe në marrëveshje me aleaten tonë kryesore, SHBA-të, është në fakt një dorëzim para kërkesës së Beogradit zyrtar, i cili e dinë mirë se çfarë nënkupton në aspektin juridik dhe diplomatik ndërkombëtar, kur një shtet sovran heq dorë nga e drejta e tij kushtetuese për t’u bërë faktor vendim marrës, i barabartë me shtetet tjera anëtare. Ky kusht është dashur të zëvendësohet me ndonjë akt që nuk prekë në esencën e sovranitetit të Kosovës” ka thenw njohësi i çështjeve politike Rexhep Elezaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat