Mehazi flet për dashurinë Thaçi-Rama dhe Vuçiq - Bota Sot
Mehazi flet për dashurinë Thaçi-Rama dhe Vuçiq

Politika

Mehazi flet për dashurinë Thaçi-Rama dhe Vuçiq

Nga: D.B. Më: 30 qershor 2020 Në ora: 13:16
Thaçi,Vuçiq dhe Rama

Ardhja e kryeministrit Edi Rama në Kosovë nuk është për diçka tjetër, përveç se për të marrë informacione, e për ta ngushëlluar Hashim Thaçin për shkak aktakuzës së Gjykatës Speciale.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve pulitke profesor Sulejman Mehazi, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot ka thënë se qëndrimet e Ramës janë të njohura e të afërta jo vetëm me Thaçin, por edhe me Vuçiqin për shkak se janë të një mendjeje politike.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas tij, këtë miqësi të treshes ballkanike: Rama, Vuçiq e Thaçi e njohin edhe qarqet diplomatike evropiane dhe amerikane.

“Dashuria e madhe e Ramës me Vuçiqin është për shkak Minishengenit Ballkanik, dhe në anën tjetër dashuria e Thaçit me Vuçiqin është për shkak shkëmbimesh territoresh me Serbinë. Simbolika politike e ardhjes së Ramës në Kosovë është më shumë private sesa diplomatike, pikë qëndrimi kryesor e primar i Ramës është takimi me Thaçin për shkak akuzës nga Gjykata Speciale, kurse sekondare është takimi me elitën qeveritare të Kosovës”, ka thënë profesor Mehazi.

Ai thotë se shihet qartë se Gjykata Speciale ka brengosur jo vetëm Edi Ramën, por edhe mikun e tij Vuçiqin, për shkak se kjo gjykatë do shkëputë njëherë e përgjithmonë shoqërinë politike të Hashim Thaçit me Vuçiqin për shkëmbime territoresh Kosovë-Serbi.

“Vizita e befasishme e Ramës në Kosovë sikurse luan rolin e shpëtimtarit të Thaçit nga aktakuza e Gjykatës Speciale. Për ta ditur e kuptuar ardhjen e Edi Ramës në Kosovë do të ishte mirë të pyetet nga vet gazetarët, se, pse dy ditë pas aktakuzës së Gjykatës Speciale ndaj Hashin Thaçit viziton Kosovën?”, është shprehur njohësi i çështjeve politike profesor Sulejman Mehazi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat