Ja çfarë do të bëhej sipas Abazit me emërime, sikur të mos ishte kohë pandemie?

Politika

Ja çfarë do të bëhej sipas Abazit me emërime, sikur të mos ishte kohë pandemie?

Nga: D.B. Më: 14 korrik 2020 Në ora: 16:43
Haki Abazi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga rradhët e VV-së Haki Abazi, përmes një postimi ne Facebook ka shpjeguar se po të mos ishte projekti i ndarjes së Kosovës, Ditmir Bushati do të ishte edhe sot Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndërsa Caka do të ishte shoku i dashur i djalit të Batuas dhe vëllai i vogël i gjykatëses kushtetuese.

Sipas tij, e gjithë kjo zhurmë tani është vetëm për mbijetesë.

Postimi i plotë:

Po të mos ishte projekti i ndarjes së Kosovës, Ditmir Bushati do të ishte edhe sot Ministër i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, ndërsa Caka do të ishte shoku i dashur i djalit të Batuas dhe vëllau i vogël i gjykatëses kushtetuese!

E gjithë kjo zhurmë tani është për mbijetesë. Loja e bixhozit në kohë pandemie ka efekte edhe direkte sepse mund të infektosh familjen duke luajtur bixhoz me të infektuar por ka edhe efekte tjera sidomos kur në tavolinën e bixhozit bëhen pazare për të rrëzuar qeveri e për të shitur tokën e vendit në emër të 1. Shpërbërjes së gjykatës; 2. Mosdenimit të krimeve të bëra në Kosovë dhe 3. Me bë zgjidhje për veriun e vendit. Kështu e definuan ardhmërinë profiterët!

Sikur me pas qenë jetim ky vend, fati i madh që as nuk është neëborn e as nuk është jetim.

BAC tash ka me fillu aty ku e ke lënë e ta kanë ndërpre, do zoti e përfundojmë me nder ashtu siç ke dashtë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat