Skenari i ri për Qeverinë Hoti? Analisti ia shuan shpresat Ramush Haradinajt për postin e presidentit!

Politika

Skenari i ri për Qeverinë Hoti? Analisti ia shuan shpresat Ramush Haradinajt për postin e presidentit!

Nga: N. H Më: 19 korrik 2020 Në ora: 14:49
Isa Mustafa, Avdullah Hoti dhe Ramush Haradinaj

Mbrëmë u raportua se në rast se konfirmohet aktakuza ndaj presidentit Thaçi, atëherë kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinajt mund t’i ofrohet posti i presidentit.

Në atë situatë, PDK do të futet në qeveri, ku do ta marrë postin e zëvendëskryeministrit të parë.

Për të folur për ‘matematikat’ e fundit rreth qeverisë së Kosovës, për gazetën “Bota sot”, ka folur njohësi i çështjeve politike.

Analisti politik, Mustafë Kadriaj, duke e komentuar situatën aktuale politike në vend, për gazetën “Bota sot”, ka thënë se lëvizjen e fundit dinamike në vend nuk janë në favor të Kosovës.

Ai konsideron se në vend ka një polarizim të skajshëm politik. Gjersa, deklaron se për pozitën e presidentit nuk ka vend në këtë kohë për diskutim.

Image
Mustafë Kadriaj

“Në kohën e fundit ka lëvizje dinamike, por për fat jo të mirë dinamika nuk është në favor të Kosovës, e them këtë sepse krahas pandemisë është përshkallëzuar për të keq politika e brendshme njëherit edhe në nivel ndërkombëtar për faktin që kemi një polarizim të brendshëm politik si rezultat i ndërrimit të qeverive ku tani kemi një qeveri anemike në raport me temat, duke filluar nga presidenti dhe lider partiakal cilat janë faktor për stabilitetin në vend”, ka thënë Kadriaj.

Kadriaj madje shprehet se duhet të ketë një unitet politik të gjerë, krejt kjo në interes të shtetit të Kosovës.

“Pra, në kohën në të cilën po kalon Kosova është e natyrshme që të kemi unitet politik në interes të shtetit të Kosovës në menaxhimin e pandemisë, po ashtu përfaqësimi në bisedime me Serbinë në nivel të kënaqshëm duke trajtuar tema në interes të Kosovës”, potencon analisti politik.

Tutje, ai thekson se në një përfshirje në qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte e dëmshëm politikisht për PDK-në në ketë kohë.

“Siç e theksova më lartë kjo qeveri nuk ka kapacitet në trajtimin dhe menaxhimin e pandemisë, njëherit përfaqësim në nivel të kënaqshëm me interesat e Kosovës, dhe në këtë rast, Partia Demokratike e Kosovës ta ketë rolin proaktiv dhe sinkronizues për stabilitet politik, por një përfshirje në qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte e dëmshëm politikisht për PDK-në në ketë kohë”, ka thënë, Mustafë Kadriaj, për gazetën “Bota sot”.

Krejt në fund, ai ka theksuar se për pozitën e presidentit nuk ka vend në këtë kohë për diskutim, analisti shprehet se presidenti Thaçi edhe me tej nuk ka dhënë dorëheqje, dhe për këtë çështje ai është i mendimit se nuk duhet të ngarkohen subjektet politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat