A ka përplasje Thaçi-Hoti?

Politika

A ka përplasje Thaçi-Hoti?

Nga: D.B. Më: 20 korrik 2020 Në ora: 15:23
Thaçi-Hoti

Duket se ka një përplasje mes kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit Hashim Thaçi, dhe shkas për këtë është bërë takimi i kryeministrit në Bruksel, i cili takim nuk është pritur mirë nga zyra e presidentit.

Analisti politik Faton Mehmeti duke folur për këtë çështje ka thënë për “Bota sot” se kjo e fundit me ashpërsi reagoi ndaj këtij takimi, me pretendimet se nuk është arritur diçka nga ky takim, dhe se Hoti nuk është përfaqësues pa presidentin.

Sipas tij, duket se Hoti po i del Thaçit nga duart, i cili ka pretenduar se do e ketë në duart e tij sipas qejfit dhe interesave të tija.

Image
Faton Mehmeti

“Tani që Hoti nuk po i shkon për shtati kanë filluar edhe sulmet nga ana e zyrtareve të presidentit. Nga kjo mund të ketë edhe më shumë konfrontime, të cilat edhe mund të lëkundin edhe më shumë fuqinë edhe ashtu të kufizuar të presidentit, i cili bisedimet me Serbinë i ka kthyer në mbijetesën e tij politike. Thaçi, duket se s’do e ketë siç ka pretenduar Hotin nën mëngët e tija, andaj ka filluar sulmet ndaj kryeministrit”, është shprehur analisti politik Faton Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat