Baraliu: Vuçiq tha nuk do ta njoh Kosovën edhe nëse ia presin kokën me sharrë, marrëveshjen në SHBA e quan letër...

Politika

Baraliu: Vuçiq tha nuk do ta njoh Kosovën edhe nëse ia presin kokën me sharrë, marrëveshjen në SHBA e quan letër...

Nga: A.Morina Më: 11 shtator 2020 Në ora: 13:35
Mazllum Baraliu

Marrëveshja e Washingtonit unilaterale, nuk ndalen kërkesat e Serbisë

Me datën 4 shtator në Washington, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeminstri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq nënshkruan marrëveshjen ekonomike në prani të Presidentit Trump.

Kjo marrëveshje nxiti reagime në vend, ku shumë njohës poltik dhe figura publike e konsideruan këtë marrëveshje të karakterit ekonomik e cila nuk kishte përfshirë pikën e shumëpërfolur të njohjes reciproke.

Njohësi i çështjeve politike dhe profesori universitar Mazllum Baraliu, e cilësoi marrëveshjen me Serbinë si letër unilaterale dhe tha se nuk pret ndonjë njohje nga Serbia.

“Fillimishtë, kjo nuk është marrëveshje, por vetëm letër unilaterale e qëllimit apo akordit. Së dyti, Serbia gjegjësisht Vuçiqi është deklaruar edhe në Washington se nuk do ta njoh Kosovën - edhe nëse ia presin kokën me sharrë", tha Baraliu në një prononcim për “Bota sot”.

Baraliu u shpreh se taktikat e Serbisë do të shkojnë aq larg, sa do të kërkojnë edhe resurse të tjera të Kosovës dhe Asociacionin.

“Taktikat diplomatike të Serbisë, do të shkojnë edhe më larg, duke kërkuar resurse të tjera të Kosovës dhe Asociacionin, që janë kërkesa të papranueshme dhe në fund, nuk do ta njoh Kosovën dhe as që do ti zbatoj marrëveshjet me Kosovën”, tha Baraliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat