Lëvizja taktike e Thaçit për ta bërë Dacin president

Politika

Lëvizja taktike e Thaçit për ta bërë Dacin president

M.H Nga M.H Më 12 shtator 2020 Në ora: 22:29
Nexhat Daci dhe Hashim Thaçi

Posti i presidentit mbetët ende temë shumë e përfolur në vendin tonë duke ngjallur kureshtje për emrat e tjerë që mund të shpallin kandidaturen e tyre për këtë post.

Së fundi është nominuar akademiku Nexhat Daci për këtë post duke gjetur mbështetje edhe nga Thaçi në këtë drejtim.

Por që në lidhje me kandidimin e tij, Daci u shpreh që nuk është I informuar dhe nuk ka komentuar më shumë në lidhje me këtë çështje.

I pyetur nga “Bota sot”, analisti politik, Faton Mehmeti u shpreh që Daci nuk do të ketë mbështetje nga PDK e as nga një pjesë e LDK-së, sepse sipas tij kjo është një lëvizje taktike e Thaçit.

“Faktikisht PDK dhe as një pjese e madhe e LDK nuk e mbështet z.Daci për president, dhe si i tillë ska shanse të ndodh një gjë e tillë.Ky propozim është lëvizje taktike e Thaçit për të dhënë përshtypje e njeriut mbi palët”, tha Mehmeti.

Tutje, Mehmeti thotë që arsyjeja pse nuk do të votohet Daci nga PDK-ja është se kjo e fundit po synon të mbajë një postë të madhë shtetëror dhe se për këtë arsyje Daci nuk ka shans të bëhet president.

“PDK ska pse e voton z.Daci derisa atë pozitë mund ta merr edhe vet, duke qenë se PDK synon të ruaj njërin ndër tri postet e mëdha shtetërore për dike të vetin. Nuk ka asnjë shans që Daci të bëhet president, pasi nuk bën pjesë në pazaret që kanë të bëjnë me qeverinë aktuale. Qeverinë Hoti nuk e shpëton Daci, ai që do i jep jetë më të gjatë munnd të bëhet.Posti i presidentiti lidhet me qeverinë”, u shpreh Mehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat