Kadriaj: Marrëveshja në Uashington, nuk duhet të shihet si shkop magjik

Politika

Kadriaj: Marrëveshja në Uashington, nuk duhet të shihet si shkop magjik

Nga: D.B. Më: 16 shtator 2020 Në ora: 15:48
Shtëpia e Bardhë

Marrëveshja në Uashington nuk duhet të shihet si shkop magjik por duhet vlerësuar që përfaqësuesit e Republikës së Kosovës kanë firmosur duke qene një vend me garantues dhe me i besueshëm për Kosovën dhe qytetaret e saj.

Kështu ka vlerësuar njohësi i cështjeve ekonomike, profesor Mustafë Kadriaj cili në një prononcim për gazetën “Bota sot”, ka thënë se në kuadër të marrëveshjes ka pika që duhet filluar zbatimi pa humbur kohë.

Image
Mustaf Kadriajë

 

Sipas tij, njohja e vulave dhe diplomave nga të dy shtetet në kuadër të marrëveshjes është largimi i 5G nga shfrytëzimi po ashtu trajtimi i organizatave militante si organizata terroriste si rasti i Hesbullah-ut dhe te ngjashme.

“Në kohë jo të largët krijimi i raporteve diplomatike dhe thellimi i bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe shtetit të Izraelit ndërsa në të ardhmen, pritet që të fillojnë projektet kapitale si rrugët, hekurudhat, energjia, uji transporti ajror duke bërë raportin e fizibilitetit njëherit duke filluar impelentimin në harmoni me Bashkësinë Ndërkombëtare konkretisht me SHBA-në. Si përfundim vlerësojë që duke besuar që garantues të marrëveshjes janë SHBA-të projektet do të marrin kohë sipas rrethanave politike apo agjendave por ka vend për optimizëm që do konkretizohet marrëveshja e Uashingtonit”, është shprehur njohësi i cështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat