Profesori Mehazi: Vërejtja e QUINT-it, një grusht i rëndë

Politika

Profesori Mehazi: Vërejtja e QUINT-it, një grusht i rëndë

Nga: A.M. Më: 20 shtator 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Profesori Sulejman Mehazi, në një bashkëbisedim për “Bota sot”, ka thënë se deklaratat e ambasadorëve të QUINT-it është frikë e një grusht i rëndë për gjithë funksionarët e korruptuar shtetëror.

“Vërejtja e shefave të shteteve të QUINT-t, Franca, Italia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës për zbrapsjen e zhbërjen e Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurise së Dhomave të Specializuara nga deputët e qeveria  e Kosovës është frikë e një grusht i rëndë për gjithë funksionarët e korruptuar shtetëror. Deklaratat e ambasadorëve të QUINT-it s'janë vërejtje pak e shumë, po mjaftë serioze, kështu që nuk mundet aq komod të jenë politikanët e korruptuar që duan të anashkalojnë e shfuqizojnë Gjykatën e Specializuara dhe të Prokurorisë së Dhomave të Specializuara që më parë janë votuar në vetë parlamentin e Kosovës”, ka potencuar profesori.

Për më tepër, profesori ka theksuar se nëse qeveria dhe parlamenti nuk i marrin parasysh vërejtjet e QUINT-it, i bie që  gjithë elita politike e Kosovës është e korruptuar.

“Këto vërejtje ndaj Gjykatave Speciale nuk vijnë nga brenda, por nga fuqitë e shteteve më të mëdha juridike e ekonomike në botë. Shihet hapur se pse Qeveria e Parlamenti i Kosovës do të shfuqizojë Gjykatën Speciale e Prokuroninë, po për të shpëtuar vetëveten nga veprat e tyre kriminele. Nëse parlamenti e qeveria e Kosovës nuk i merr parasyshë vërejtjet dhe këshillat e shteteve të QUINT-it atëherë vjen se e gjithë elita politike e Kosovës është e korruptuar e sa më parë duhet burgosur”, ka deklaruar Mehazi për “Bota sot”.

Më tej, profesori shprehet se Gjyqet janë mburojë  kryesore e shteteve të mirëfillta juridike.

“Absurde dhe e patolerueshme është të udhëhiqet shteti pa as farë përgjegjësie juridike vetëm për qejfin e elitës politike të R. së Kosovës. Postet shteterore të rrisin, po edhe të dënojnë. Gjyqet janë mburojë  kryesore e shteteve të mirëfillta juridike. Prej gjykatave serioze krijohen shtetet serioze, nëse Kosova do të bëhet shtet juridik me plotëkuptimin e fjalës, atëherë edhe funksionarët e korruptuar shtetëror me plotëkuptimin e ligjit duhet të dënohen sa më shpejt”, ka përfunduar Mehazi për “Bota sot”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat