Ish-bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit publikon emrat: Ja kush është përgjegjës për vrasjen e Kolonelit

Politika

Ish-bashkëpunëtori i Ahmet Krasniqit publikon emrat: Ja kush është përgjegjës për vrasjen e Kolonelit

Nga: N.Sh Më: 21 shtator 2020 Në ora: 18:14
Kolonel Ahmet Krasniqi

Ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi, Skënder Zogaj thotë se Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin.

Zogaj në një prononcim për gazetën “Bota sot”, thotë se, vrasja e kolonelit Ahmet Krasniqi është përgjegjësi e shtetit shqiptar.

“Vrasjet politike gjatë dhe pas luftës së Kosovës, të gjitha i përkasin ilegales envero-narksiste -leniniste, të cilat të ikura nga atdheu, duke u sorollatur nëpër janë bërë pre e UDB-së jugosllave, e cila shumicën e të ikurve nga Kosova i ka pasur bashkëpunëtorë dhe i ka përdorur si vegla çorre kundër idealeve të pastra liridashëse dhe përpjekjeve çlirimtare të atdhetarëve të pasluftës së dytë botërore, të cilët kanë punuar me dinjitet të shenjtë për komb e atdhe! Kundër këtyre UDB i ka ndërsy grupet e kuqaloshëve duke i përdorur për veprimtari kriminale, dhe këtu qëndron zanafilla e vrasjeve politike nëpër Evropë, e më vonë edhe brenda Kosovës!”, thotë Zogaj.

Image
Skënder Zogaj

Sipas tij, nga kjo sorte kriminelësh kanë ndodhur të gjitha vrasjet politike të kohës së luftës dhe pas saj dhe, ka ndodhur bilanci i mjerë i rreth 700 vrasjeve politike të djemve dhe vajzave më të mira atdhetare të Kosovës, të rreshtuara  me besë e nderë për t'i shërbyer çlirimit të vendit!

“Nga këta langojë është vra kol. Ahmet Krasniqi, Xhemajl Mustafa, Enver Maloku, Tahir Zemaj, Smajl Hajdaraj, Ismet Raci  Shaban Manaj, Sebahate Tolaj, etj. vrasjet e të cilëve mbeten të pazbardhura, edhe 20 vjet pas vrasjes!”, shton ai.

Ai thekson se, mos zbardhja është dëshmi e mjaftueshme që tregon se vrasësit janë të fort edhe sot e gjithë ditën, pra, se janë ata që i mbajnë të kapura institucionet shtetërore, dhe këto nuk mund ta kryejnë punën e tyre!

“Sa i përket vrasjes së kol. Ahmet Krasniqi, përgjegjës është shteti shqiptar, drejtpërsëdrejti SHIK-u në krye me Fatos Klosin, nën përkjdesjen e të cilit është organizuar vrasja, janë fshehur vrasësit dhe janë mbyllur të gjitha hetimet e vrasjes! Se është kështu, ka treguar vet Klosi nëpër intervistat e tij, por tregon edhe dëshmia se, shefi i Shërbimit Informativ të Shqipërisë për merita speciale është shpallur "Veteran i luftës" së UÇK-së! Për cilat merita?! Se ka organizuar kontrabandën e armëve me supet çmime, dihet! Se i ka ndjekur, maltretuar dhe i ka burgos ushtarët institucional, të FARK-ut, dihet! Se, ka propagandu dhe ka bërë çmos bashkë me Kudusi Lamen, Sabit Brokën, Perikli Tetën e do bossa të tjerë që i kanë "vjelë" grupet vullnetare armatimit që nuk kanë qenë nën kontrollin e tyre! Të gjithë këta e dinë saktë si, kush dhe pse është vra kol. Ahmet Krasniqi, heroi i Kosovës! Pra, vrasja e Ahmet Krasniqit është vepër e pastër e SHIK-ut të Shqipërisë dhe filijales së saj, SHIK-ut të UÇK-së, së vërbuar nga etja për para dhe pushtet, që i futi nē krime të rënda vëllavrasëse, me pasoja për popullin dhe vendin, sepse, Kosova po i vuan pasojat e këtyre krimeve!”, përfundon publicisti Skënder Zogaj.

Ndryshe, sot janë bërë 22 vjet nga vrasja e kolonelit në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat