Lapsusi’ i Donald Trump për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë

Politika

Lapsusi’ i Donald Trump për marrëveshjen e Kosovës dhe Serbisë

Nga: H.O. Më: 23 shtator 2020 Në ora: 07:19
Pamje nga takimi i Washingtonit

‘Më 4 shtator është nënshkruar një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Uashington, me ndërmjetësimin e Presidentit amerikan, Donal Trump. Ata kanë nënshkruar një marrëveshje ekonomike.

Opinionisti dhe profesori Binak Maxharraj në një prononcim të tij ka komentuar fjalimin e Presidentit Amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, kur Presidenti Trump kishte thënë se ‘arrijtëm një marrëveshje paqeje midis Serbisë dhe Kosovës’.

Sipas Maxharrajt, mundësia për një marrëveshje të tillë është hequr nga rendi i ditës më 4 shtator, me kërkesën e Serbisë, ndërsa është arritur një marrëveshje ekonomike.

Prononcimi i plotë:

FJALA E DONALD TRUMP NË KOMBËT E BASHKUARA.

Në fjalimin e tij për Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, mbajtur virtualisht, Presidenti amerikan Donald Trump, midis tjerash e përmendi edhe takimin e 4 shtatorit 2020 të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë midis Kosovës dhe Serbisë për mundësinë e arritjes së ndonjë marrëveshje midis tyre.

Sot ai midis tjerash tha: ”Këtë muaj ne arrijtëm një marrëveshje paqeje midis Serbisë dhe Kosovës”.

Do ta quaja këtë si një llapsus i Presidentit Trump, sepse më 4 shtetor 2020 në Shtëpinë e Bardhë nuk u arrijtë”një marrëveshje paqeje”por kjo ishte një tentim, një përpjekje për paqë.

Sepse paqe midis Serbisë dhe Kosovës nuk mund të quhën disa marrëveshje ekonomike.

Paqeja e vërtetë midis Serbisë dhe Kosovës është shumë large .Nuk ka paqe të vërtetë derisa Serbia dhe Kosova nuk e njohin njëra tjetrën.

Dhe njohja e Kosovës nga Serbia është shumë large. U lëshua rasti që kjo të ndodhë në Shtëpinë e Bardhë. Por nuk ndodhi, sepse me insistimin e Serbisë u hoç pika e 10 ku kërkohej njohja e Kosovës nga Serbia. Kurse Presidenti Trump shumë lehtë pa asnjë insistim e hoqi këtë nga rendi i ditës.

Dhe një zot e din se kur Serbia do ta njohë Kosovës, kur dihet hapas se çka ajo kërkon nga Kosova, të marrë ose të bëhet sa më shumë pjesë e aseteve shtetërore të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat