“Rrufeja” me “Dosjet” e Speciales, kjo është fatura që do e paguan Kosova

Politika

“Rrufeja” me “Dosjet” e Speciales, kjo është fatura që do e paguan Kosova

 Albulenë Muji Nga Albulenë Muji Më 23 shtator 2020 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Tashmë është hera e tretë që në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po dorëzohen mijëra dosje për të cilat pretendohen se po rrjedhin nga Gjykata Speciale.

Në këto dosje të dorëzuar në OVL të UÇK-së, siç thuhet nga veteranët janë emrat e adresat e personave të cilët kanë bashkëpunuar me Gjykatën Speciale.

Por, a dështoi Gjykata Speciale, për këtë ekspertët shprehën ndryshe, por ajo se çfarë ata thonë se për shtetin e Kosovës do të ketë pasoja.

“Këto gjëra që po ndodhin do t`i paguaj Kosova”

Lidhur me këtë, njohësi i çështjeve juridike, Blerim Burjani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka dështuar.

“Kjo çështje hetimi që duhet të merren organet e rendit, këto dosje që janë zbuluar duhet hetim thelbësor të ndodh nga prokuroria e dhomave specializuar. Procesi nuk ka dështuar e as kjo gjykatë, kjo që ka ndodh ka prapavijë të saktë. Nëse ka organe rendi mund të zbulohet, deri më tash nuk ka të dhëna për pengimin e punës së gjykatës, kjo mund të jetë shumë pafavorshme po sa ta fillon punën seancat , pra për të akuzuarit do të jetë e disfavorshme dhe për shtetin e Kosovës”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Image
Blerim Burjani

Po ashtu, ai ka theksuar se shteti i Kosova mund të paguaj për këto që ndodhën.

“Këto gjëra që po ndodhin do t`i paguaj Kosova që nuk do të ketë liberalizim vizash e as donacion, pra me diçka do ti paguaj shteti i jonë si pasoja, tash a janë pasoja afatshkurta apo afatgjata si dihet, por po dihet se këto gjëra kanë dëme për shtetin”, ka thënë Burjani për “Bota sot”.

Specialja barazon viktimën me kriminelë

Ndryshe, nga Burjani mendon njohësi tjetër juridik, Islam Krasniqi, i cili në një bashkëbisedim për “Bota sot”, shprehet se është ditur që Gjykata Speciale mund të dështoj.

Image
Islam Krasniqi

“Që nga themelimi të këtij Tribunali duke u bazuar në të kaluarën si Tribunali i Hagës, UNMIK prokuroria e EULEX-it është ditur së është i dështuar, pasi që asnjëra s`ka pasur parim të ndaj drejtësi, as t'i gjykojë kriminelet por ti barazoi viktimën dhe kriminelin, duke i ulur viktimat në bankën e të akuzuarve me prova të ndërtuara apo gatuara nga vetë ata që kryen krime. Dosjet të cilat kanë rrjedhur nga Gjykata Speciale tregojnë mos sinqeritetin e kësaj Gjykate e cila nuk është kujdesur për parimin e konfidencialitetit për t'i ruajtur dëshmitarët apo ata që gënjyen për luftën tonë të drejtë”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Për më tepër, Krasniqi është shprehur se këto dosje mund të kenë rrjedhur qëllimisht.

“Këto dosje mund të kenë rrjedhur qëllimisht për t'i treguar popullit së aktakuza është ndërtuar në Serbi apo nga bashkëpunëtoret e tyre të cilët jetojnë në republikën e Kosovës por që punojnë për Serbinë duke u munduar t'a njollosin Luftën Çlirimtare. Gjithashtu nga ky tribunal nuk është pritur ndonjë rezultat pasi që ndërtimi i tij është vetë me prokuror dhe gjyqtarë që janë larguar nga EULEX-i pasi që janë kapur me sfera korruptive!”, ka deklaruar Krasniqi për “Bota sot”.

Dosjet komprometojnë imazhin e Speciales

Image
Leon Duhanaj

Kurse, analisti politik, Leon Duhanaj ka thënë për “Bota sot” se zhvillimet e fundit janë tejet shqetësuese dhe se dosjet e publikuara do ta komprometojnë imazhin dhe punën e Gjykatës Speciale..

“Zhvillimet e fundit rreth Gjykatës Speciale, janë tejet shqetësuese. Edhe përkundër faktit se kjo gjykatë u mundua të ruaj konfidencialitetin, dosjet e publikuara do ta komprometojnë imazhin dhe punën e sajë. Tani, dilema shtrohet, ka sabotim nga brenda institucionit, apo është përpjekje e shërbimeve serbe për ta komprometuar, me qëllim që çështja e "krimeve" të supozuara të mbetet akoma aktualitet”, ka theksuar ai për “Bota sot”.

Po ashtu, Duhanaj ka mendon se këto dosje janë publikuar nga me iniciativë të shërbimeve serbe.

“Aq me shumë kur akuzat janë të fabrikuara në kuzhinat e Serbisë dhe si të tilla nëse nuk konfirmohen nga Gjykata, atëherë Serbia e humbë betejën për ta komprometuar UÇK-në. Në ketë kontekst, nëse dosjet janë publikuar me iniciativë të shërbimeve serbe, atëherë, duhet të shtrohet pyetja tjetër. Kush nga segmentet e veteranëve të luftës po bashkëpunon me ta?!”, ka thënë ai për “Bota sot”

Në fund, ai ka thënë se Gjykata Speciale, tani me është në presion dhe duhet të dalë me sqarime të qarta.

“Një gjë është e sigurt. Sa me gjatë që UÇK dhe Kosova nuk arrin të pastrohen nga kjo akuzë, do ta dëmtojë imazhin dhe do ta sabotoj rrugëtimin tonë integrues. Në ketë kontekst, do të duhej që ta përkrahnin idenë e pastrimit para drejtësisë. Për mendimin tim, nuk ka arsye t'i frikësohemi drejtësisë, por nëse dikush nga shqiptarët ka diçka që nuk shkon, do të duhej që për hir të Kosovës të mos luaj rol destruktiv. Sido që të jetë, Gjykata Speciale, tani me është në presion dhe duhet të dalë me sqarime të qarta, ose t'i mohoj akuzat si të pabazuara”, ka për Duhanaj për “Bota sot”.

Dokumentet që u dorëzuan në zyrat e OVL-UÇK-së, me dëshmi dhe emra dëshmitarësh si dhe propozim aktakuza, janë emëruar “Rrufeja 3”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat