“Tash janë kohëra tjera”, komentohet deklarata e Mustafës për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në

Politika

“Tash janë kohëra tjera”, komentohet deklarata e Mustafës për heqjen e vijave të kuqe për PDK-në

Nga: D.RR Më: 26 shtator 2020 Në ora: 18:45
Kadri Veseli, Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Lidhja Demokratike e Kosovës tashmë ka hequr të gjitha vijat e kuqe për Partinë Demokratike të Kosovës (PDK).

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, thotë se vijat e kuqe ndaj PDK-së u hoqën për shkak të vështirësive për të bërë zgjidhje.

Analisti Fatmir Bajraj, e vlerëson si të drejtë vendimin e Mustafës për t’i hequr vijat e kuqe të LDK-së, ndaj PDK-së.

Ai për “Bota sot” tha se pavarësisht se PDK-ja “i futi thikën pas shpine partnerit të koalicionit, LDK-së”, tash janë kohëra tjera dhe duhet bashkëpunim.

“KP i LDK-së, duhet t'a abrogoj (shfuqizoj) "Vendimin për vija të kuqe për PDK-në" ! Vijat e kuqe për PDK-në, ishte një disponim i strukturave të LDK-së dhe i vetë Këshillit të Përgjithshëm si organi ma i lartë i partisë, pas Kuvendit të Përgjithshëm, pra ishte reflektim momenti në një momentum delikat i cili pasonte prishjen e njëanshme të marrëveshjes së koalicionit ; LDK & PDK, nga kjo e fundit, pasi që arriti të marr pozitën e presidentit, duke mbështetur dhe pse jo edhe iniciuar përmes NISMA-së, mocionin e mosbesimit të Qverisë Mustafa, përkundër faktit se në marrëveshjen e njëjtë, ishte decidive që partnerët të mos mbështesin në asnjë rast, rrëzimin e Qeverisë Mustafa. Atëbotë, PDK-ja, i futi thikën pas shpine partnerit të koalicionit (LDK-së), fakt ky i cili irritoj tej mase LDK-në, e cila shquhet për mbajtjen e fjalës dhe premtimit. Tani janë kohë tjera dhe fati i vendit vuan nga ngërqe dhe vendime të cilat duhet të evoluojnë paralelisht me nevojat dhe sfidat që po kalon vendi, fakt ky që i imponon LDK-së që të dal nga ky labirinth duke reflektuar me një vendim tjetër fare, vendim ky i cili hjek vijat e kuqe për PDK-në dhe gjeneron mundësi dhe alternativa tjera të bashkëpunimit e bashkëqeverisjes në dobi të vendit dhe proceseve komplekse në të cilat po kalojmë”, tha ai.

Bajraj tutje ka përmendur disa sfida për të cilat sipas tij, duhet një koalicion mes LDK-së dhe PDK-së.

Madje ai ka thënë se edhe elektorati i LDK-së do ta përqafojë këtë koalicion.

“Lufta kundër pandemisë (COVID-19), Dialogu me Serbinë, Gjykata Speciale dhe zgjedhja e Presidentit, janë faktoret relevant që determinojnë një shkallë të lartë ndërgjegjësimi të klasës politike dhe një pragmatizëm veprues të subjekteve parlamentare politike për zgjidhje të cilat ndihmojnë vendin në këto procese, në vend se t'merremi me vetën dhe me njëri-tjetrin. Vijat e kuqe të LDK-së për PDK-në, kanë "penalizuar" PDK-në, por gjithsesi kanë dëmtuar vendin, duke ngushtuar mundësitë e bashkëpunimit dhe alternativat gjeneruese n'bashkëqeverisje, duke favorizuar faktorizimin e subjekteve dhe liderëve prepotent e tribal në vend të cilët, mbi interesin nacional, ngritnin egocentrizmin dhe lakminë për pushtet. LDK-ja, e vetëdijshme për kontekstin historik nacional-shtetëror, dhe për faktin se tani, si asnjëherë më parë, unitetit dhe unifikimi i klasës politike përballë proceseve dhe vetë Serbisë, është imediat, duhet të ngritët mbi interesa politike-partiake, dhe duhet të marr një vendim jo-popullor, heqjen e vijave të kuqe si shenjë vullneti e refketimi në interes dhe n'dobi të vendit. Zgjedhja e presidentit të vendit pas pak muajve, imponon një bashkëpunim dhe koordinim të spektrit politik i cili prodhon një konsensus nacional, për të ruajtur stabilitetin politik & kushtetues, si dhe kohezionin e proceseve historike dhe kruciale nëpër të cilat po kalojmë si shoqëri e shtet. KP i LDK-së duhet t'a mbështesë idenë e Kryetarit Mustafa dhe të hek vijat e kuqe për PDK-në, ide të cilën , me siguri e përqafon edhe elektorati i LDK-së dhe shumica absolute e qytetarëve të vendit, pa mëdyshje”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat