A duhet t’i jepet PDK-së posti i presidentit apo kryeministrit për të hyrë në Qeveri?

Politika

A duhet t’i jepet PDK-së posti i presidentit apo kryeministrit për të hyrë në Qeveri?

Nga: G.B Më: 1 tetor 2020 Në ora: 15:59
Isa Mustafa dhe Kadri Veseli

Futja e PDK-së në Qeveri është diskutuar prej kohësh.

Por për të ndodhur kjo, nga kjo parti kanë deklaruar se duan postin e presidentit ose të kryeministrit.

Se a duhet t’i jepet njëri nga këto poste PDK-së për tu futur në Qeveri, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Blerim Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai ka thënë se këto kushte mund të jenë të pranueshme për LDK-në, pasi ajo nuk merret me parti si AAK.

“Po këto kushte mund të jenë të pranueshme dhe për leverdi të LDK-së dhe kryeministrit që e ka, LDK nuk ka llogari të merret me një subjekt të vogël si AAK problematike me rendin dhe ligjin dhe njerëz zhvatës brenda qeverisë dhe nëpër agjensione dhe në politikë të jashtme”, është shprehur ai.

Sipas Burjanit, LDK përfiton me hyrjen e PDK-së në qeveri dhe nëse Thaçi zgjidhet president sërish e nuk i konfirmohet aktakuza.

“LDK përfiton me hyrje të PDK-së në këtë koalicion vota ka për të kaluar ligje që është me rëndësi për funksionimin e Kuvendit dhe qeverisë, në politikën e jashtme dhe me dialog mund të kontribuojë dhe t’i ndihmojë LDK dhe kryeministrit të saj, e vetmja gjë e keqe e tyre është se janë të përfshirë në punësime pa bazë dhe punësim publik dhe në shërbim civile, tjerat janë më pozitive. Pra është pozitive për LDK-në nëse hynë PDK, nëse Thaçi përsëri zgjidhet president dhe që nuk do t’i konfirmohet aktakuza. Pra këto lëvizje të LDK-së në këtë drejtim mund të jenë pozitive për qeverisjen e saj”, ka deklaruar Blerim Burjani për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat