Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme, Komuna e Kamenicës i ka dërguar letër të hapur-kërkesë presidentit Hashim Thaçi, kryeministrit Avdullah Hoti dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani, për ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës-fshatit Karaçevë, ta shkëputë arterien kryesore, rrugën e asfaltuar-baypas ku është hapur nga KFOR-i në vitin 2001, Serbia po provon ta shkëput këtë pjesë të territorit të Kosovës, ku 170 pronarë i humbin tokat e tyre.
Sipas Selver Lenjanit, kryetar i Bashkësisë Lokale Karaçevë e Poshtme, ekzistojnë dokumentacionet që këto toka janë të shqiptarëve që nga vitet 50-ta dhe tani Serbia tenton t’i shkëput këto toka nga Kosova.
“Sipas dokumentacioneve kadastrale që posedojnë banorët e brezit kufitar, që posedojnë edhe në harta topografike dhe gjoegrafike, gjeologjike, hartografike dhe ngastrat kadastrale që po pretendon ta bëjë shkëputjen e kësaj pjesë, sepse karaçevasit e kanë pasur që në vitet e 50 rrugën për lumë nga Rugoçica e deri në Karaçevë. Mandej me ndihmën e banorëve kanë hapur një rrugë viteve të 60 nëpër ara, për t’i ikur lumit, vitet 61-62, hapi rrugën bashkë me banorët e brezit kufitar, hodhën në këtë rrugë tokat e tyre, arat e tyre, hodhën zall e gur për të hyrë në brezin kufitar ku 3200 banorë gravitonin këtë rrugë. Mirëpo me hapjen e minierës në Karaçevë ku është tani rruga e asfaltuar ku është miniera, është pronë e Kosovës, Karaçevës Kamenicës, një minierë aktive deri në vitin 1976”, është shprehur ai.
Lenjani përmes kësaj letre, ka kërkuar që të diskutohet kjo çështje në dialogun me Serbinë, në Bruksel e në Washington, që të mbrohet kufiri i Kosovës.
“Përmes kësaj letre, kërkohet që në dialogun me Serbinë, në Bruksel dhe në Washington, të diskutohet për çështjen e kufirit në Karaçevë. Kërkohet që vendimi i GJDN që e ka njoh Kosovën bë bazë të kufijve të vitit 1974, kërkojmë që të mbrohet ky territor me këta kufij, urgjentisht që të gjitha institucionet relevante të Kosovës që i kanë marrë me shkrim letrën e hapur, kërkesë për t’i dalë zot këtij vendi, këtij territori, për ta bindur faktorin ndërkombëtar se ne shqiptarët e Kosovës jemi viktima e Serbia është sulmuesja. Të vrarë, të masakruar dhe gjitha çka i ka ra ndërmend Serbisë që ka bërë në popullatën e pafajshme, tani po dënohemi edhe UÇK edhe popullata që e kemi mbrojtur pragun e shtëpisë, familjes por ka qenë e pamundur t’i mbrojmë tokat tona”, ka deklaruar Lenjani për “Bota sot”.
“Ne e falënderojmë Brukselin zyrtar, NATO-n, KFOR-in, Policinë e Kosovës, që japin një ndihmë shumë të madhe për këta banorë të brezit kufitar, me shumë brenga që ballafaqohen në brezin kufitar, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faleminderit Amerikë, Amerikë”, ka thënë Lenjani.