Lepaja thotë se Presidenti e do PDK-në në qeveri, për këto dy arsye

Politika

Lepaja thotë se Presidenti e do PDK-në në qeveri, për këto dy arsye

Nga: G.B Më: 23 tetor 2020 Në ora: 15:13
Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli

Hyrja e PDK-së në Qeveri është diskutuar prej kohësh. Por ende nuk ka asgjë konkrete lidhur me këtë e nga PDK nuk kanë thënë se duan të jenë pjesë e Qeverisë.

Ndërsa, mëngjesin e të enjtes, presidenti Hashim Thaçi, lideri i PDK-së Kadri Veseli dhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj u takuan dhe kjo shtoi dyshimet për diskutime që PDK të futet në Qeveri.

Se a mund të futet në qeveri PDK dhe a duhet të jetë pjesë e saj, për gazetën “Bota sot” ka folur njohësi i çështjeve politike, Fadil Lepaja.

Image
Fadil Lepaja

Sipas tij, presidenti është i interesuar që ta ketë PDK-në në Qeveri, në mënyrë që ta evitojë kthimin e VV-në në pushtet.

“Në këtë kontekst duhet parë edhe deklarata e këtyre ditëve e një zyrtari të LDK-së se nuk e përjashtojnë bashkëpunimin e sërishëm me Vetëvendosjen. Rënia prej qeverisjeje apo të qenit në opozitë në kohën kur priten zhvillime rreth Gjykatës së Specializuar, nuk është në favor të asnjërës nga këto parti dhe presidenti gjithsesi është po aq i interesuar për prezencën e PDK-së në qeveri për të evituar kthimin e Vetëvendosjes në çfarëdo forme në qeverisje”, është shprehur Lepaja.

Po ashtu, sipas tij, vota e PDK-së u nevojitet për ta ndryshuar ligjin për Gjykatën Speciale dhe shkuarja në zgjedhje i konvenon vetëm VV-së.

“Gjithashtu konsensusi dhe vota e PDK-së është e domosdoshme për ndryshimet eventuale për në ligjin për Gjykatat Speciale. Sido që të jetë shkuarja në zgjedhje vështirë se i konvenon ndokujt pos Vetëvendosjes e cila me qëndrimet e saj llogaritë të ketë fituar elektorat”, ka deklaruar Fadil Lepaja për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat