Nazif Ramabaja tregon pse u vra Tahir Zemaj - Ja pse e përmend Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

Politika

Nazif Ramabaja tregon pse u vra Tahir Zemaj - Ja pse e përmend Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn

Nga: P.R Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 19:17
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Major Nazif Ramabaja, ish bashkëluftëtar dhe bashkëpunëtor i kolonel Tahir Zemaj, në një bisedë ekskluzive për “Bota sot”, ka folur për vrasjen e kolonel Zemajt.

Ai ka thënë se ka pak shpresa që Gjykata Speciale ta zbardh vrasjen e bashkëpunëtorit të tij, Tahir Zemajt.

“Sa i përket vrasjes se Kolonel Tahir Zemajt dhe zbardhjes se rastit nga Gjykata Speciale, jam skeptik dhe nuk pres që kjo të ndodhë në të ardhmen e afërt, për faktin se është jashtë mandatit kohor për të cilën është formuar kjo gjykatë, por dëshira dhe vullneti për zbardhjen e atentatit ndaj komandantit të njësive operative, fillimisht Brigadës 134 dhe përgjegjës të brigadave 131, 133 dhe Mërgimi, urdhërdhënësit dhe dorasit duhet herët a vonë ta marrin dënimin e merituar nga kjo gjykatë apo nga gjykata e rregullt në Kosovë”, ka thënë Rambaja.

Më tej, ai ka treguar arsyet pse erdhi deri të vrasja e kolonel Zemajt, duke përmendur edhe Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn.

“Pas vrasjes se Kolonel Tahir Zemajt qëndrojnë ata të cilët, s’ja dojnë të mirën Kosovës dhe janë të mbuluar me petkun e tradhtisë si vazhdimësi e vrasjeve te figurave patriotike dhe kombëtare, duke filluar me helmimin e Ismail Qemajlit më 1919 në Perugia të Italisë, Luigj Gurakuqit në Bari të Italisë me 1925, Hasan Prishtinës ne Selanik të Greqisë më 1933 dorasit ishin shqiptar te cilët kryen urdhrat e padroneve te tyre. Motivi i vrasjes se Kolonelit dhe komandantit Tahir Zemajt mund të jetë i ndryshëm, por një e di se kishte autoritet të lartë në popull, kjo u dëshmua edhe gjatë fushatës për zgjedhje nacionale të vitit 2001, ku ishte përkrah presidentit Rugova nëpër stadiume futbolli ku mbaheshin tubimet elektorale, brohoritja Rugova, Rugova, Rugova ishte e zakontë, por qe nuk mungonte brohoritja për Tahir Zemaj, Tahir Zemaj, Tahir Zemaj. Si motiv tjetër ishte rrezikimi i pozitës, sepse siç dihej presidenti Rugova ishte në procedurë e sipër për ta caktuar Këshilltar për Siguri dhe kjo s’ju konvenonte disave e posaçërisht atyre të cilët kishin pas fërkime gjatë luftës dhe veprimtarisë së tij, pra kolonelit në Rrafshin e Dukagjinit, e për të cilat kam njohuri sepse isha protagonist i gati të gjitha ngjarjeve dhe takimeve që kishim me disa përfaqësues të ShP të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës siç ishte përfaqësuesi politik i saj Hashim Thaçi-Gjarpri, por edhe me Ramush Haradinajn-Smajlin”, është shprehur Major Ramabaja për gazetën “Bota sot”.

Image
Nazif Ramabaja

Madje Ramabaja ka thënë se ndaj Zemajt ishin bërë 8 atentate, derisa u arrit vrasja e tij.

“Në përgjithësi ndaj kolonel Tahir Zemaj ishin bërë një mori atentatesh, një apo të parin e kisha zbuluar unë gjatë zhvillimeve të luftës në Kosove, pas Betejës së Loxhës nga Njësiti për zbulim dhe kundërzbulim që kisha në formacionin e Brigadës dhe ky i fundit me 3 janar 2003 ishte i teti me radhë dhe me i kobshmi, u vra njeriu i cili ishte sinonim i luftës për liri dhe pavarësi, shkaku mund te jetë pse përkrahu institucionet e Republikës së Kosovës dhe njiheshim për komandantit suprem te Forcave te Armatosura të Republikës së Kosovës, presidentin historik dhe arkitektin e Pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugovën, fotoja e të cilit qëndronte në komandën e shtabeve të brigadave 134 në Prapaqan dhe brigadës 131 në Baran gjatë luftës”, thekson Ramabaja.

Më tej majori Nazif Ramabaja ka folur edhe për formimin e Gjykates Speciale në Kosovë, për të cilën thotë se është produkt i senatorit, Dick Marty.

“Siç dihet Gjykata Speciale është produkt i senatorit Dick Marty për tregti të organeve-Shtëpia e verdhë i paraqitur dhe aprovuar në vitin 2010 në Parlamentin Evropian. Ky raport u bë pas shumë përpjekjeve të aparatit shtetëror serb, ku në mënyrë tërthore ishte angazhuar ambasadori i Serbisë në Zvicër Milan, ST Protiq, i cili njëherit njihet edhe si një ndër historianët më me influencë në Serbi. Protiqi kishte bërë përpjekje kolosale për të vu kontakt me senatorin Marty njëherit raportues në Këshillin e Evropës, i cili dha raportin e tij në dhjetor 2010 dhe pas një viti të tërë përpjekjesh e kishte bind këtë të fundit që t’ja lëshojë një sy raportit që e kishte përgatitur Gjykata Serbe në lidhje me tregtinë e organeve dhe Shtëpisë së Verdhë.

Për këtë kishte kontribuar edhe Karla Del Ponte me iniciativën e saj në lokacionet e dyshuara kishte dërguar forenziken kryesore të UNMIK-ut Pabla Barajbara me 2004. Pas publikimit të Dick Martyt lënda është bartë nga Këshilli i Evropës në Gjykatën e posa të formuar nën mandarin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”.

“Deputetët e Parlamentit të Kosovës me 3 gusht të vitit 215, me shumicë votash 82, pra 2/3 e deputetëve nga 120 sa i ka Parlamenti kanë votuar ndryshimet Kushtetuese, që mundesuan themelimin e Gjykatës Speciale për krime lufte me një apstenim dhe 5 kundër. Duke e parë parasysh historiken e themelimit të Gjykatës Speciale apo dhomave të specializuara të prokurorisë speciale është e qartë se kjo gjykatë është formuar për krimet eventuale të bëra në periudhën 1 janar 1998 - 31 dhjetor 2000, çka është për tu habitur se është gjykatë selektive për arsyen e vetme sepse sistemi i ynë prokurorial dhe gjyqësor s`ishin të aftë, apo në mungesë të vullnetit politik të merren me krimet e luftës dhe si rezultat kemi Gjykatën Speciale, na pëlqeu apo jo është e formuar nga Parlamenti i Kosovës dhe tash duhet të pajtohemi me këtë fakt, deshëm apo s’deshëm”, thekson Rambaja.

Për fund, major Nazif Ramabaja ka thënë se të gjithë ata që janë ftuar nga Gjykata Speciale, po gjykohen si individë, e nuk po gjykohet Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Mendimi im është se këtu bëhet fjalë për dyshim të krimeve, pasojat duhet të bien mbi individin dhe assesi nuk duhet të përgjithësohen se këtu po luftohet dhe dënohet lufta e UÇK-së, apo lufta e popullit shqiptar. Lufta e fundit ishte luftë për jetë a vdekje, prandaj në ato rrethana në besë një luftë mbrojtëse duke e mbrojtur ” Pragun e shtëpisë” siç deklarohej presidenti historik dhe arkitekt i Pavarësisë së Kosovës Ibrahim Rugova, duke apeluar se çdo njeri, individ në veçanti, apo si popull në përgjithësi, kemi të drejtë ta mbrojmë “Pragun e shtëpisë”. Luftërat mbrojtëse janë luftëra të drejta, ne ishim viktimë e viktima duhet të mbrohet me të gjitha mjetet që ka në dispozicion, ndërsa aparati shtetëror i Kasapit të Ballkanit Sllobodan Millosheviq bëri lufte agresore dhe të ndytë me krime të pa para në fundshekullin 20, dhe si rezultat e ka humb të drejtën për ta administruar Kosovën, për këtë për herë të parë në historinë e ekzistencës së NATO-s që nga viti 1949 sulmoi ushtarakisht një vend gjenocidal për shkak të politikës, veprimeve ushtarake dhe luftarake ndaj një populli të pa mbrojtur, duke përdorur taktiken e tokës së djegur, bëri spastrimin etnik të shqiptarëve të Kosovës duke dëbuar nga trojet shekullore. Ka luftëra të drejta, por të pasterta është vështirë të thuhet, sepse gjithmonë gjendet ndonjë pjesëtar i çfarë do lloj formacioni ushtarak apo paraushtarak i cili nuk respekton rregullat dhe ligjet ndërkombëtare sa i përket luftës dhe zhvillimit të saj sipas konventat se Gjenevës dhe mu për këtë individi duhet të përgjigjet për të bëmat e tij personalisht apo individualisht e jo si grup”, përfundon për gazetën “Bota sot”, major Nazif Ramabja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat