Vjosa Osmani presidente – fundi i Qeverisë Hoti?

Politika

Vjosa Osmani presidente – fundi i Qeverisë Hoti?

Nga: A.Z Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 13:02
Vjosa Osmani

Pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi, Vjosa Osmani do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes së Kosovës. Krahas postit të kryetares së Kuvendit, Osmani do të ushtrojë të gjitha kompetencat që i sigurohen të parës së shtetit në Kushtetutë.

Në lidhje me këtë njohësi i çështjeve politike, njëri nga ta edhe Skënder Mulliqi, i cili në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se në bazë të kushtetutës, vendi pas dorëheqjes së Thaçit i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast zonjës Osmani, sipas tij kushetuta ka paraparë zëvendësimin automatik dhe se Osmani krahas ushtrimit të detyrës me kompetenca të plota mund t’i ushtron edhe funksionet tjera politike.

“Pas vërtetimit të aktakuzës ndaj presidentit , Thaçi, pasojë edhe dorëheqja e pritur e tij, nga posti i të parit të shtetit. Vendi vakant sipas kushtetutes i takon kryetarit të Kuvendit të Kosovës, në këtë rast zonjës, Vjosa Osmanit. Në raste të tilla kushtetuta ka parapa zëvëndësim automatik, duke mos lënë vend për krizë institucionale të mundshme. Krahas funksionimit të ushtrimit të detyrës më kompetenca të plota, ajo mund t’i ushtron edhe funksionet tjera politike, për 6 muaj sa e parashohin edhe dispozitet kushtetuese, deri kur vjen koha e zgjedhjës për postin e të parit te shtetit”, tha ai.

Mulliqi ka shtuar se mirë do të ishte që gjatë kësaj periudhe të bëhen përgatitjet për zgjedhjet e reja nacionale edhe pse përpara kemi bisedimet me Serbinë dhe luftën kundër pandemisë.

“Gjatë kësaj periudhe të ushtrimit të detyrës së Osmanit, mirë do të ishte të bëhen edhe pergatitjet e nevojshme për organizimin e zgjedhjeve të reja nacionale edhe pse shumë të shpeshta. Është e ditur së ka edhe solucione të tjera politike, jo bash të mira, kur dihet se kemi përpara edhe bisedimet finale më Serbinë, si dhe lufta kunder pandemise”, tha ai

Më tej ka theksuar se punën e partive politike e ka çrregulluar edhe puna e Gjykatës Speciale, por të kapërcehet kjo krizë aktuale politike, sipas Mulliqit, Kosovës i duhet një unitet i mbrendshëm duke lënë anash interesat personale sepse në pyetje është e ardhmëja e Kosovës.

“Puna e Gjykatës Speciale ka çrregulluar deri diku edhe punën e partive politike, ku po përballen personat e caktuar me të. PDK-ja ka mbetur barre zyrtarisht pa të parin e partisë pas vertetimit të aktakuzës ndaj Veselit. Që të kapërcehet kriza aktuale politike, unë mendojë së çdo 'harnim' i qeverisë aktuale, nuk do të ishte në dobi të vendit, që po përballet më kriza të shumëllojshme që shumë kohë. Kosovës i duhet para se gjithash një unitet i mbrendshem më shumë së kurrë, duke i lënë anash interesat përsonale, kështu edhe postin e të parit të shtetit, së në pyetje është Kosova dhe e ardhmja e saj”, shtoi Mulliqi.

Tutje ka shtuar se duhet ruajtur sakrificat dhe amanetin e të rënëve për liri, kështu do të ruhet edhe pavarësia e Kosovës, fjalë te cilat i kishte thënë edhe Osmani duke marrë drejtimin e presidencës së shtetit.

“Ruajtja e qetësisë dhe rendit duhet të jetë në radhë të parë, së keshtu ruhet edhe pavarësia e Kosovës, dhe ruhet sakrifica dhe amaneti i të rënëve për liri. "Beteja për shtetndërtim është beteja më e vështira politike. Urtia dhe mençuria, tipare të traditës sonë, janë të nevojshme në këtë moment", tha kryeparlamentarja, Osmani nder te tjera duke marr drejtimin e presidencës të shtetit”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat