Pas arrestimeve të Speciales vjen lajmi i mirë: “S’kanë ndodhur vepra të trafikimit të organeve”

Politika

Pas arrestimeve të Speciales vjen lajmi i mirë: “S’kanë ndodhur vepra të trafikimit të organeve”

Nga: D.B. Më: 6 nëntor 2020 Në ora: 15:32
Bastisjet

Pas arrestimeve dhe aktakuzave ndaj anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, dhe drejtorit politik të saj, kanë filluar edhe bastisjet në shtëpitë e tyre. E këto arrestimet dhe bastisjet që janë bërë në shtëpitë e Jakup Krasniqit, Rexhep Selimit, Hashim Thaçit e Kadri Veselit, janë të zakonshme pasi tani duhet len drejtësinë që të veproj pa politizim.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se pretendimet e prokurorisë janë bërë publike, po sikur akuzat që janë bërë publike dhe rëndojnë palët me akuzat, tani ka ardhur koha kur duhet të zbardhet drejtësia dhe padrejtësia gjatë periudhës para vitit 1999 dhe pas vitit 2000.

Image
Blerim Burjani

Ai thotë se vepra për trafikim të organeve nuk do të ketë, pasi që nuk ka ndodh diçka e tillë.

Sipas tij, rastet që përmenden në aktakuza janë të rënda dhe shumica e veprave penale dyshohen se janë brenda Kosovës.

“Me pak gjasa nuk do të ketë vepra të trafikimit me organet, pasi asnjë bazë faktike materiale që ka ndodh diçka e tillë nuk ka. Bastisjet janë çështje e prokurorisë dhe dyshimet se ku mund të gjinden provat formale dhe materiale. Tash a janë a nuk janë çështje që verifikon gjendjen prokuroria e caktuar e dhomave të specializuara varet nga ata. Bastisjet mund të jenë të kota, por motivi i prokurorisë është marrja e mostrave të mundshme teknike, elektronike apo materiale”, ka thënë njohësi i çështjeve politike e juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat