Largimi i Grenellit, përfitimi më i madh i Kosovës

Politika

Largimi i Grenellit, përfitimi më i madh i Kosovës

Nga: A.Morina Më: 9 nëntor 2020 Në ora: 19:32
Richard Grenell

Joe Biden është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pasi mposhti ish-presidentin Donald Trump, në zgjedhjet presidenciale të Amerikës.

Biden u shpall fitues i zgjedhjeve, pasi fitoi Pensilvaninë  të shtunën, duke tejkaluar 270 votat elektorale që nevojiten për Shtëpinë e Bardhë.

Fitorja e Joe Bidenit, nxiti reagime të mëdha edhe në Kosovë, ku shumica deklaruan se Kosova do të ketë përfitime më të mëdha me zgjedhjen e Bidenit si president.

Rreth asaj se çka do të fitoj Kosova me zgjedhjen e Bidenit, foli deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha në një prononcim për gazetën “Bota sot”. Sipas, deputetit të LVV-së përfitimi më i madh është largimi i Grenellit.

“Përfitimi më i madh është që Grenell nuk do të jetë pjesë e proceseve”, u shpreh Basha.

Deputeti i Vetëvendosjes, deklaroi se arsyeja kryesore që subjekti i tij ka kërkuar largimin e Grenellit është trajtimi i pabarabartë dhe preferencial, që si rrjedhojë e kësaj edhe ndikoi në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

“Ne si subjekt nuk kemi kërkuar asnjëherë që të kemi trajtim preferencial. Kërkesa e vetme ka qenë të trajtohemi të barabartë, diçka që Grenell e ka shkelur si parim edhe duke u përfshi në rrëzimin e Qeverisë Kurti, dhe prandaj largimi i tij nga kjo skenë minimumi është kthim në normalitet”, deklaroi Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat