Jashari: Kjo qeveri ka qenë improvizim dhe asnjë ditë nuk ka qenë stabile

Politika

Jashari: Kjo qeveri ka qenë improvizim dhe asnjë ditë nuk ka qenë stabile

Nga: D.B. Më: 13 nëntor 2020 Në ora: 17:34
Qeveria e Kosovës

Pas përçarjes së partive të koalicionit qeveritar ku në këtë rast edhe Lista Serbe ka dal kundër Qeverisë Hoti, duket se Qeveria po shkon drejt rrëzimit. Nëse partnerët e koalicionit  nuk gjejnë zgjidhje rreth numrave, atëherë duhet të shkohet në zgjedhje.

Kështu ka vlerësuar analisti politik Shemsi Jashari, i cili në një prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se kompleksi për tu treguar i fuqishëm si kryeministër Hoti ka sjellë një situatë që zgjedhjet mbetën zgjidhja e vetme e mundshme.

Image
Shemsi Jashari

Ai konsideron se , kriza nw koalicionin qeveritar vetëm sa po thellohet dhe duket se nëse nuk ndryshon diçka, kjo qeveri nuk do të mbijetoj gjatë.

“Qysh nga fillimi kjo qeveri ka qenë improvizim dhe asnjë ditë nuk ka qenë stabile. Kryeministri Hoti dhe LDK nuk kanë arritur të sigurojnë një stabilitet qeveritar për të siguruar as shumicën e thjeshtë për të kaluar ligjet që kërkojnë 61 vota. Tashmë përveç përplasjeve mes partnerëve shqiptar kemi edhe një përplasje me Listen Srpska e cila siç dihet punon për interesa të Serbisë. Është paradoksale por tashmë secili partner koalicioni është duke shantazhuar tjetrin, pasi interesat e njëri tjetrit varen nga mbetja në qeveri”, ka thënë Jashari.

Sipas tij, LDK dëshiron ta vazhdoj mandatin pasi me ketë rënie të mbështetjes nëse shkohet në zgjedhje do të ketë rezultat shumë të dobët.

“AAK dëshiron ta vazhdoj mbetjen në qeveri pasi nëse shkohet në zgjedhje nuk mund ta arrij qëllimin që Ramush Haradinaj të bëhet president. Ndërsa lista Srpska shfrytëzon këtë situatë për ta dëmtuar dhe shantazhuar Kosovën siç ka bërë gjithmonë. E vetmja që mund ta shpëtoj këtë qeveri është PDK-ja, e cila si duket ka vendosur ta respektoj vullnetin e qytetarëve për të mbetur në Opozitë. Kjo situatë nuk mund të zgjas shumë dhe partnerët e koalicionit, nëse nuk gjejnë zgjidhje rreth numrave duhet të shkohet në zgjedhje”, ka thënë analisti politik Shemsi Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat