Kadri Veseli parashutisti i Baton Haxhiut

Politika

Kadri Veseli parashutisti i Baton Haxhiut

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 14 nëntor 2020 Në ora: 16:56
Eprorët e UÇK-së dhe Baton Haxhiu

Deklarata e Baton Haxhiut se Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni ushtarak që të nisej për në luftë bashkë me shokët e tij, u bë shkak që të kthehet në karikaturë, në memot në rrejtët sociale.

Krejt ky ironizim nuk u bë krejt rastësisht, mbrapa saj qëndron një thumbim ndaj Baton Haxhiut, i cili superlativitin për Kadriun e bastardoi me hiperbolizim naive.

Të thuash se Kadriu ka kërcyer nga avioni duket më tepër fantazi se ndonjë gjë reale, por nuk është hera parë që Batoni bën deklarata në vazhdën e hiperbolizimit të figurave të mëdha të luftës, sidomos ndaj Hashimit dhe Kadriut.

Nga mërzia e madhe që ata u burgosën në Hagë, Batoni vazhdon të gënjej paturpësisht. Megjithatë, tanimë që askush nuk u beson rrenave të tija, ato po thyhen në një formë argëtimi për qytetarët, edhe moshat e reja nuk i absorbojnë dot rrenat e tija prej adoleshenti, vetëm për të mbetur në qejfin e Hashimit, Kadriut dhe atyre që u shërben ky njeri, të cilit Kosova asnjëherë nuk i ka pa hairin.

Meqenëse Kadriu paska kërcye, a thua a ka rënë në tokë më këmbë, apo është rrotulluar sit ë ishte Jackie Chan. Po të dinte ndonjë regjisor në Hollywood për aftësitë e Kadri Veselit, sigurisht se do të ishte në rolin e aktorit të Imposible Mission, me të cilin së paku do të na bënte krenar, meqenëse në politikë kanë dështuar totalisht.

Së paku në film, në art të na bënte nder, jo vetëm neve por edhe Batonit, i cili i ka parë live skenat e rënies së Kadriut. Skena të tilla shihen vetëm në filma, por jo në jetën reale, më ne fund zbuluam një gjë pozitive: Kadriu më i mirë se Tom Cruise, një aktor perfekt, që më ndihëm e Batonit është kalitur si aktor i vërtetë, por si politikan i dështuar, që gjithnjë ka aktruar me fatin e një populli të tërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat