Shuhen shpresat e Vetëvendosjes për zgjedhje? Juristi e ‘zbulon’ pse nuk do të ketë – kjo është puna e mirë që ka bërë Qeveria Hoti

Politika

Shuhen shpresat e Vetëvendosjes për zgjedhje? Juristi e ‘zbulon’ pse nuk do të ketë – kjo është puna e mirë që ka bërë Qeveria Hoti

Nga: N. H Më: 14 nëntor 2020 Në ora: 17:34
Avdullah Hoti dhe Albin Kurti

Lëvizja Vetëvendosje thotë se zgjedhja e Joe Biden si president i SHBA-ve është arsye për shpresë për kombin tonë, pasi thotë se pritet të jetë një përforcues i aleancave e jo një dobësues i tyre.

Kjo parti thotë se ndryshimi në SHBA duhet të reflektohet edhe me ndryshim në Kosovë, ku pohon se tash e disa muaj ka një qeveri të paaftë dhe jolegjitime.

Sipas tyre Kosova ka nevojë urgjentisht për zgjedhje të reja dhe qeveri e institucione legjitime, të cilat pohon se do të kenë mundësinë të zhvillojnë raporte të drejta me fqinjët, e të thellojnë aleancën me SHBA e me presidentin e ri Joe Biden.

Njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot”, ka thënë se zgjedhjet e reja në Kosovës tani për tani nuk kanë ndonjë dobi.

Ai është i mendimit se partitë politike për vite të tëra nuk kanë sjellë ndonjë frymë tjetër, mirëpo gjithnjë sipas tij, mbretëron e njëjta gjendje në Kosovë.

Juristi madje shprehet haptazi duke thënë se për zgjedhje të reja nuk ia vlen asgjë të ndërmerret.

Image
Blerim Burjani

“Zgjedhje të reja, pa zgjidhje çfarë dobie kanë? Riciklimi i një klase të njëjtë politike është vazhdim i kësaj gjendje që mbretëron që sa vjet. Që nuk ka zhvillime plotësisht politike apo angazhim qytetar dhe vetëdijesim për të bërë ndryshimin, atëherë është e kotë, nuk ia vlen zgjedhje për humbësit që ishin të njëjtë plotësisht me këtë qeveri, pra me ardhë ata që ishin për inati të qeverisë së sotme. Nuk ia vlejnë zgjedhjet, Kosova është rob i kësaj politike të sotme”, ka thënë juristi Burjani.

Njohësi i cështjeve juridike, me tej deklaron se nga qeveria aktuale përveç luftimit të pandemisë Covid-19, nuk pritet asgjë tjetër.

“Qeveria aktuale është qeveri ‘pandemie 2’. Nga kjo qeveri nuk pritet tjetër, përveç për të tejkaluar gjendjen aktuale të pandemisë, as ligjin për rimëkëmbje nuk votohet për shkak inateve të opozitës, por kjo është shumë mirë për qytetarët se nuk po marrin vesh se me këto nuk ka dobi, dhe se Kosova ka 55 parti të regjistruara. Pra, i ka përveç këtyre edhe 50 parti tjera apo 50 alternativa, por jo këto që e kanë bërë rrush e kumbulla shtetin” shprehet ai.

Krejt në fund, ai tregon se e vetmja e mirë e Qeverisë Hoti, është përmirësimi i raportove me miqtë ndërkombëtarë.

“Qeveria aktuale ka përmirësuar raportin me miqtë ndërkombëtar edhe në binare me miqtë tanë. Kaq tjetër nuk ka çka të thuhet”, tha krejt në fund njohësi i çështjeve juridike e kushtetuese, Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat