“Do të zbulohet e vërteta tronditëse për vrasjet politike”, vjen deklarata e fortë për Gjykatën Speciale

Politika

“Do të zbulohet e vërteta tronditëse për vrasjet politike”, vjen deklarata e fortë për Gjykatën Speciale

Nga: P.R Më: 17 nëntor 2020 Në ora: 17:32
Gjykata Speciale

Tashmë ka janë bërë gati dy javë që kur Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden të burgosur në Hagë, ku Gjykata Speciale ndër tjerash, i akuzon edhe për vrasjet e anëtarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E sipas analistit politik, Gani Qarri, Gjykata Speciale i bëri edhe njëherë bashkë Thaçin, Veselin, Krasniqi dhe Selimin pavarësisht dallimeve partiake.

“Përkundër ndasive partiake në Kosovë, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, përfundimisht Dhomat e Specializuara i bënë serish bashkë në Hagë, jo më për ti njëjtësuar në parti, por për t'u përgjigjur mbi akuzën e njëjtë, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Mjerisht të gjithë këta akuzohen nga gjykata për një seri krimesh të rënda përfshi vrasje, ndalime të paligjshme, tortura, zhdukje me forcë, persekutime etj, gjatë dhe pas luftës”, thotë Qarri për ”Bota sot”.

Image
Gani Qarri

Sipas tij, në Gjykatën Speciale pritet të zbulohen vrasjet e anëtarëve të LDK-së.

“Madje megjithëse ata, qysh në seancat e para, e deklaruan vet-veten të pafajshëm, sipas informatave më të reja në media, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, në aktakuzën e ngritur kundër tyre nga Gjykata Speciale, përveç tjerash akuzohen edhe për vrasjen e anëtarëve të LDK-së, ndaj dhe pritet që pas një periudhe enigme rreth 20 vjeçare, më në fund, të zbulohet e vërteta tronditëse, dhe mësohet realiteti i hidhur edhe i këtyre vrasjeve”.

“Kjo për vet faktin se nga të gjitha sa është shpresuar tash e mbi dy dekada me radhë, aktualisht e vetmja është Gjykata Speciale, ajo e cila e ka rastin, mundësitë më optimale dhe tërë potencialin profesional e juridik, që t’i zbardhë përfundimisht këto raste të cilat ende krijojnë plagë e dhembje”, shprehet Qarri për “Bota sot”.

Më tej, ai thitë se të akuzuarit kanë informata për këto vrasje.

“Për aq më tepër, jo vetëm që besohet se të gjitha informatat për to, i kanë Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, por madje për mëse rreth 100 prej këtyre rasteve kaq të rënda, deri më tani pothuajse gati misterioze, ata edhe po akuzohen drejtpërsëdrejti nga Gjykata Speciale. Ndaj dhe shpresojë shumë se nëse punohet me përkushtim të nevojshëm dhe tregohet interesim i duhur e vendosmëri përkatëse nga ekspertët me përvojë të kësaj gjykate, përfundimisht do të zbulohet e vërteta tronditëse dhe më në fund do të dalin ne drite me emra e mbiemra, të gjithë ata që dhanë urdhër dhe autorët që kryen këto vrasje makabre”, deklaron Qarri.

“Kjo edhe për faktin se mësimin e të vërtetës, e meritojnë të gjithë qytetarët e Kosovës e aq më tepër, familjet e prekura të cilat tash e dy dekada kanë përjetuar një dramë kaq të gjatë të dhembshme shpirtërore dhe vuajtur aq shumë për zbardhjen e realitetit të hidhur mbi vrasjen e bijve të tyre, shumica prej të cilëve, edhe sot besohet se u shuan, vetëm pse mendonin ndryshe”, përfundon për gazetën “Bota sot”, analisti politik, Gani Qarri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat