Vrasja e Xhemajl Mustafës tronditi Kosovën, pamje tjera në vendin ku ndodhi krimi i rëndë – a do zbardhet e vërteta nga Specialja?

Politika

Vrasja e Xhemajl Mustafës tronditi Kosovën, pamje tjera në vendin ku ndodhi krimi i rëndë – a do zbardhet e vërteta nga Specialja?

Nga: N. H Më: 18 nëntor 2020 Në ora: 20:40
Xhemajl Mustafa

Vrasja e zëdhënësit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhemajl Mustafa, padyshim mbetet një nga tronditjet më të mëdha që ka përjetuar populli i Kosovës.

Vrasja e publicistit Xhemajl Mustafa padyshim edhe me tej vazhdon të mbetet një mister i pazgjidhur.

Pavarësisht hetimeve të cilat janë bërë ende nuk është zbardhur rasti i vrasjes së tij, ani pse shpresat e familjarëve janë se Gjykata Speciale përfundimisht do ta zbulojë të vërtetën.

Zëdhënësi i lirisë, ashtu siç e quante presidenti Rugova, vdiq pasi pësoi plagë të shumta me armë zjarri në kokë dhe trup, ngjarje kjo që ndodhi në hyrje të banesës së tij, shkruan “Bota sot”.

Ish-kolumnisti i gazetës kombëtare “Bota sot”, Xhemajl Mustafa, ishte ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të ish-liderit të atëhershëm të Kosovë, Ibrahim Rugova.

Ndërsa, në rrjetet sociale janë shpërndarë disa momente të dhimbshme, nga varrimi i Xhemail Mustafës.

Por, edhe me të dhimbshme këto pamje i bën djali i Xhemajl Mustafës, Besiani, i cili shihet duke e varrosur babin e tij.

Kujtojmë se dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar, që ndryshe njihen edhe si Gjykata Speciale – po hetojnë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë që nga janari i vitit 1998 e deri në dhjetor të vitit 2000.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat