Daçiq tha se “Clintoni dhe Albrighti kanë gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid”, këtë veprim duhet të ndërmarrë Kosova

Politika

Daçiq tha se “Clintoni dhe Albrighti kanë gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid”, këtë veprim duhet të ndërmarrë Kosova

Nga: M.H Më: 12 dhjetor 2020 Në ora: 22:54
Clintoni dhe Albrighti

Ivica Daçiq ka lëshuar një deklaratë së fundmi duke u shprehur se presidenti “Bill Clinton dhe ish-sekretarja Medeleine Albright kishin gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë”.

Në lidhje me këtë deklaratë patë reagime nga liderët e vendit, duke filluar nga ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani e cila tha që Osmani përmes Tëitterit tha se udheheqësit serbë mohojnë krimet e luftës sërish, dhe se deklaratat e tilla të Dacicit janë jonjerëzore dhe të neveritshme.

Për “Bota sot”, profesori Sulejman Mehazi thotë që kjo deklaratë vie menjëhere pas deklaratës së Vuçiqit i cili është shprehur se ishte e inskenuar. Mirëpo tash pas kësaj deklarate edhe të Daçiqit duket që qeveria e Kosovës pa humbur kohë të marrin masa.

Image
Sulejman Mehazi

Sipas profesorit, përveç që duhet të iu tregojn shtetëve fqinje pse jo edhe të i ngrisin një padi ndërkombëtare.

“Pas deklaratës së Aleksander Vuçiqi se "masakra e Reçakut ishte e "inskenuar" dhe tani ja deklarata e Daçiqit: "se ish-presidenti i SHBA-së Bill Clinton dhe ish-sekrtarja Medeleine Albright kanë gënjyer se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë" politikisht shfaqin rrugën nacinal-fashiste të Millosheviqit dhe se ndaj kësaj politike duhet përgjigjur me fakte të mjaftueshme për të dokumentuar krimet, vrasjet dhe gjenocidin serb ndaj popullatës civile të Kosovë. Pas kësaj deklarete të rrejshme e idoteske të Daçiqit ndaj presidentit Clinton e sekretares Albright, qeveria e Kosovës pa humbur kohë duhet reaguar ndaj Daçiqit e Serbisë me një notë të ashpër proteste në të gjitha ambasadat e fuqive të mëdha për të gjitha vrasjet e civilëve, përdhunimeve e krimeve të bëra nga paramilitarët, policia e ushtria serbe. Nëse Mali i Zi përzuri ambasadorin e serb për veprime shumë më të vogla politike, pse dhe qeveria e Kosovës këtij prushi gënjeshtrues e mohues të masakrave e gjenocidit serbe në Kosovë të mos i kundërvihet me zjarre argumentuese të krimeve të shëmtuara serbe me një padi ndërkombetare. Faktet vrastare serbe në Kosovë janë të shumta, jo vetëm nga ana e qytetarëve të Kosovës, por edhe nga ana e Clintonit e Albright e gjithë ndërkombëtarëve, BE-së e NATO-s”, u shpreh Mehazi.

Tutje profesori thotë që . Daçiqi e Vuçiqi i Millosheviqi nuk mund të I fshehin krimet që kanë bërë në Kosovës pavarsishtë deklaratave që ata po vazhdojnë të lëshojnë.

Profesori thotë që për këtë arsyje qeveria Hoti duhet të jetë këmbngulëse që të mos lihen anash krimet që shteti I Serbisë ka bërë ndaj vendit tonë. Pasi faktet janë nga ana e Kosovës, atëherë duhet heshtur, mposhtur e vrarë politikisht Vuçiqat e Daçiqat me argumente e argumente të shumta gjenocidiale e vrastare serbe në Kosovë, përfundon Mehazi.

“Ndaj deklaratës së Daçiqit qeveria e Kosovës s'duhet lëshuar kurrsesi pe, por jo me argumente fjalësh, por me argumente të njëpasnjëshme ngjarjesh makabre serbe. Daçiqi e Vuçiqi i Millosheviqit s'mund t'i fshehin përdhunimet , vrasjet, masakrat sepse ato duken preken me varret e tyre në Reçak, Gllogjan, Dubravë, Drenicë e në tërë territorin e Kosovës, Daçiqi s'mund t'i fsheh varrezat masive të bëra në Kosovë e në Serbisë këto nuk janë llafet e Daçiqit por fakte të dokumentuara krimesh serbe. Qeveria e Hotit për këto ngjarje makabre serbe duhet të jetë shumë këmbëngulëse dhe e pakompromis, nëse i harrojmë e nuk argumentojmë fuqishëm me fakte të qindpërqindshëm, atëherë politikanët serb të prishur do mohojnë çdo vrasje, masakër, gjenocid dhe të gjitha veprimet e tyre jo njerëzore në Kosovë. Para fakteve e argumenteve heshtin edhe djajtë e jo Vuçiqi e Daçiqi i Serbisë. Pasi faktet janë nga ana e Kosovës, atëherë duhet heshtur, mposhtur e vrarë politikisht Vuçiqat e Daçiqat me argumente e argumente të shumta gjenocidiale e vrastare serbe në Kosovë”, përfundon Mehazi për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat