Çështja e presidentit, deputeti i VV-së tregon se cila është zgjidhja e vetme

Politika

Çështja e presidentit, deputeti i VV-së tregon se cila është zgjidhja e vetme

Nga: A.M. Më: 16 dhjetor 2020 Në ora: 21:52
Presidenca

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fitim Haziri, në një intervistë për “Bota sot”, ka folur për çështjen e presidentit.

Haziri ka thënë se qëndrimi i Vetëvendosjes është që vendi të shkoj në zgjedhje sa më parë.

Po ashtu, ai ka thënë se nga qeveria nuk mund të pritet që të bëhet zgjidhje.

"Qëndrimi i ynë është që vendi të shkojë sa më parë në zgjedhje të reja. Nuk mund të presësh zgjidhjen e presidentit, nga një qeveri e cila nuk i posedon as minimumin e votave për të kaluar ligje të thjeshta në Kuvend. Se sa legjitime është qeveria aktuale, mund t'i shohim faktet e dëshmitë të shumicës së ligjeve që propozohen nga ana e tyre e veçmas dështimit të shumëfishtë për kalimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka deklaruar Haziri.

Më tej, ai ka ripërsëritur se zgjidhja e vetme për çështjen e presidentit janë zgjedhjet.

“Le të shkojmë në zgjedhje, lë të merret legjitimimi qytetar përmes përfaqësuesve të tyre në Kuvend dhe pastaj Kuvendi i ri të zgjedh presidentin e ri. E vetmja zgjidhje për këtë gjë janë zgjedhjet”, ka potencuar Haziri për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat