Zgjedhjet afër, Kusari Lila jep parashikimin: Kështu do të jetë rezultati i zgjedhjeve – ka disa fjalë për partinë e Isa Mustafës

Politika

Zgjedhjet afër, Kusari Lila jep parashikimin: Kështu do të jetë rezultati i zgjedhjeve – ka disa fjalë për partinë e Isa Mustafës

Nga: G.B Më: 2 janar 2021 Në ora: 13:14
Mimoza Kusari Lila

Zgjedhjet e jashtëzakonshme pritet të mbahen së shpejti në Kosovë.

Tashmë janë bërë publik edhe kandidat për kryeministër nga partitë dhe disa kanë filluar edhe publikimin e sloganeve.

E deputetja Mimoza Kusari Lila nga Alternativa, do të jetë në listë zgjedhor me Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas saj, shkuarja në zgjedhje ishte e pashmangshme dhe se është dashur të ndodhë më herët.

"Shkuarja në zgjedhje të jashtëzakonshme ishte e pashmangshme në Kosovë, pyetja ishte vetëm çfarë do të nxiste shkuarjen në zgjedhje, mocioni i mosbesimit apo vendimi i Gjykatës Kushtetuese, e cila do të vërtetonte atë që ne e deklaronim prej formimit të Qeverisë Hoti, se ajo qeveri ishte jo legjitime dhe e jashtëligjshme. Cilido vendim apo veprim të vinte më herët, më mirë për Kosovën", është shprehur ajo në një intervistë për gazetën "Bota sot".

Sa i përket rezultatit të zgjedhjeve, Kusari Lila shprehet e bindur se fituese do të jetë Vetëvendosje.

"Jam e bindur se zgjedhjet në Kosovë në fillim vitin e ardhshëm do të prodhojnë një rezultat tashmë të pritshëm, se fitues dominues në zgjedhjet e ardhshme të jashtëzakonshme do të jetë Lëvizja Vetëvendosje. Ajo çfarë është e pritshme të ndodhë është që pas shumë viteve në Kosovë, një parti shqiptare të ketë shumicën në Kuvendin e Kosovës", ka thënë deputetja.

Lidhur me renditjen e partive tjera, Kusari Lila vlerëson se rënien kryesore do ta kenë dy partnerët e koalicionit LDK dh AAK, që sipas saj abuzuan me vullnetin e qytetarëve.

"Duket, gati se të gjitha partitë të cilat kanë qeverisur deri më tani në Kosovë do të kenë rënie të dukshme, ndërsa rënien kryesore në këto zgjedhje pritet ta kenë dy partnerët e koalicionit LDK – AAK, të cilët qartazi abuzuan me vullnetin e qytetarëve fillimisht dhe pastaj edhe me përgjegjësinë institucionale të cilën e morën jashtëligjshëm", ka deklaruar Mimoza Kusari Lila për gazetën "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat