Juristi paralajmëron ngërç politik në Kosovë

Politika

Juristi paralajmëron ngërç politik në Kosovë

Nga: D.B. Më: 8 janar 2021 Në ora: 16:39
Foto Ilustrim

Në ditën e zgjedhjeve që do të mbahen me 14 shkurt mund të manifestohen probleme të njëjta siç ka pas tërë kohën për shkak listës së hapur, e probleme me vota të kandidatëve.

Kështu ka vlerësuar njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani i cili në një prononcim për gazetën “ Bota sot” tha se në listën e hapur proporcionale do të mbeten njëjtë me probleme manipulimi i votave të kandidateve.

“Megjithatë duhet të shpresojmë që të mos ketë diçka si në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, kur NISMA nuk kishte kaluar pragun preliminar dhe pastaj kishte kërkesa të shumta rinumërime të çuditshme. Mendoj se të gjitha partitë politike do të pranojnë rezultatin zgjedhor, të mos ketë probleme rreth certifikimit të rezultateve zgjedhore dhe të mos ketë shumë ankesa nga kandidatet e tyre, për të përfunduar ky proces më së largu brenda një muaj e gjysmë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, nëse ka probleme si në vitin 2019 certifikimi i rezultateve nga KQZ-ja, atëherë mund të bëhet pas tre muajve.

“Duhet të shpresojmë se kjo nuk do të ndodhë që do të prishte procesin zgjedhor. Sepse askush  nga partitë politike nuk do të fitojë 50+ 1shumicën pa marr parasysh se ka marketing që bëhet në këtë temë. e dyta do të imponohet sërish në një marrëveshje koalicioni. Kush del e para  si parti duhet patjetër në këtë sistem zgjedhor të bëjë koalicion. E nëse dy herë dështon të zgjedhë kryeministrin atëherë rasti do t i ofrohet partive tjera, se kush mund të bëjë shumicën për të zgjedhë kryeministrin”, ka thënë Burjani.

Image
Blerim Burjani

Ai konsideron se krahas marrëveshjes në ndonjë koalicion të mundshëm duhet të prodhohen dy marrëveshje, marrëveshja për zgjedhjen e kryeministrit dhe presidentit.

“Mund të ndodhë  një ngërç i serishëm për shkak se politika në Kosovë shërben si mjet për të zgjidhë probleme personale, si punësimi, apo avancimi në pozita publike, çështja e punësimet të militantëve nëpër ambasada, kuptohet pa meritë. Dihet mirë që plot njerëz janë dërguar në këto misione për të zgjidhur probleme sociale, e jo që i vyjnë qytetarëve të Kosovës për t’ua zgjidhur problemet e tyre”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, pas kësaj sigurisht se mund të tensionohet gjendja në KQZ, veçmas nëse KQZ zbaton vendimin e Gjykatës,  e cila duhet patjetër ta zbatoj dhe të largojë emrat e personave të dënuar tri vitet e fundit me burg, pasi  kësaj here të tillët nuk mund të jenë më fare në kandidaturë.

“E them këtë pasi edhe ky problem do të sjell probleme, e tensione nga VV-sj, ku mund të bllokohet edhe puna në KQZ, ose të krijohet një rrëmujë brenda KQZ-së. Prandaj për këtë arsye do të jetë shumë problematike kjo çështje por të shpresojmë se vendimi i gjykatës të respektohet plotësisht, dhe të pranohet ky vendim pa ndonjë rezistencë”, ka thënë Burjani.

Sipas tij, ata që ata që janë dënuar tri vitet e fundit nuk mund të  kandidohen e as të kenë poste apo kryeministri, e ministri, e as deputet dhe asnjë post tjetër publik në përfaqësim të qytetareve.

“Megjithatë mendoj se Kosova nuk ka pas nevojë të shkojë në zgjedhje brenda një viti, pasi problemi kryesor mbetet prap çështja e vetëdijesimit të qytetareve. Sepse nuk votohet për inati të partive tjera, por për shkak të nevojës  që ka qytetari dhe se kush kryen punë për qytetarët apo zgjidh dihet problemet e tyre, e jo të dominojë mllefi. Qytetaret nuk duhet të votojnë për mllef, por për mirëqenie ekonomike sociale. Kështu nëse dalin 44.5 % të elektorati atëherë  nuk do të ketë ndryshim nga votimi i vitit të 2019, pra ky 44.5 % do te ndahet në mes partive garuese”, ka thënë Burjani.

Ai konsideron, se partitë do të luftojnë se kush do të merr nga 44.5 % vota.

“Të gjithë mund të fitojnë por asnjë me diferenca me të madhe nëse 44.5% anon masovikisht nga ndonjë subjekt i vetëm, atëherë do të ketë përmbytje të rezultatit zgjedhor të vitit të kaluar, dhe nëse dalin ne zgjedhje 60%  atëherë do të ndodhe ndryshimi demokratik i madhe në shtet këto parti që 20 vjet duke përshirë edhe VV janë të njëjta, problemi më i madh është të VV që 80% të anëtareve të saj i ka të papunë dhe presin të punësohen në shumë poste publike.

E gjithë kjo ndodh pasi partitë në Kosovë garojnë për punësim dhe privilegje dhe poste por jo për të ndihmuar qytetarët dhe për të zgjidhure probleme të mëdha”, ka thënë njohësi i çështjeve juridike Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat