Mulliqi komenton sloganin e LDK-së

Politika

Mulliqi komenton sloganin e LDK-së

Nga: A.Z Më: 24 janar 2021 Në ora: 21:44
Slogani i LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka prezantuar sot sloganin e saj zyrtar, me të cilin i hyn garës së zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit. Slogani i tyre zyrtar është ”ShtetiShtet”, i cili shoqërohet me ngjyrën e kaltër dhe të kuqe.

Lidhur me këtë, analisti politik, Skënder Mulliqi, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se sloganet politike të cilat u përdoren gjatë fushatave, kishin jetëgjatësinë deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Ai thotë se këto sllogane kanë qenë të mbushura me mashtrime, sepse pasi që i morën votat, harruan votuesit dhe shfrytëzuan pushtetin për përfitime personale.

“Slloganet politike të cilat u përdoren gjatë fushatave elektorale e kishin jetëgjatësinë e tyre deri në kohën e mbajtjes së zgjedhjeve, e hiq më gjatë. Këto sllogane ishin sterile, të mbushura me mashtrime të elektoratit dhe në përgjithësi të qytetarëve të Kosovës. Pasi që partitë i morën votat, ato ii harruan votuesit, e harruan edhe popullin se ekziston. E shfrytëzuan pushtetin për përfitime personale, e shfrytëzuan për familjarë, ilaka dhe militant partiak. Shumica u dëshpëruan me premtimet e tyre boshe, nuk i realizun as kërkesat minimale. U premtuan me qindra dhe mijëra vende të punës dhe nuk doli ashtu, premtuan se do të ndërtojnë shtet ligjor, e nuk është përmbush as ky objektiv”, tha ai.

Më tej ka thënë se sikurse edhe sloganet tjera, ashtu edhe slogani “Shteti Shtet”, do të trete. Nga slloganet politike nuk ka asgjë, ka vetëm nga puna e cila duhet të bëhet pas zgjedhjeve, por që nuk po bëhet.

“Edhe slloganet e tashme të partive që ishin në pushtet, kështu edhe LDK-së me slloganin ”Shteti Shtet”, veq ata që e kanë lanquar e dinë përmbajtjen. Këto sllogane edhe ky me gjasë fill pas zgjedhjeve do të tretet si fluskë sapuni. Prej slloganeve politike nuk ka asgjë, ka nga puna e cila duhet të bëhet pas secilës palë të zgjedhjeve që nuk po bëhet, apo u bë shumë pak. Në gjithë ditën mund të ndëgjojmë fjalën “shteti shteti”, por se sa është punuar për shtet, dhe për mirëqenje u pa gjatë 21 viteve të qeverisjes me vendin”, tha ai.

Tutje ka thënë se në këtë vend të varfëruar, shpresat e qytetarëve janë shtuar me paralajmërimin e ardhjes në pushtet të forcave të reja politike të LVV-së dhe Vjosa Osmanit.

Sipas tij, LDK-ja është më mirë të reformohet, e që vlen edhe për partitë tjera pushtetmbajtëse të deritashme.

“Nuk është punuar hiq mirë në asnjë sistem të jetës dhe të punës. Vendi u varfërua nga keqpërdorimet nga pa punësimi enorm, nga krimi dhe korrupcioni që është duke e shkatërruar edhe këtë trohë shtet që e kemi. Kosova ka mbetur e izoluar dhe pa lëvizje të lirë në Evropë. Shpresat e qytetarëve të këtij vendi janë shtuar kohën e fundit me paralajmërimin e ardhjes në pushtet të forcave të reja dhe kreative politike të LVV-së dhe Listës të Osmanit. Për LDK-në më mirë është të reformohet, e kjo vlen edhe partitë tjera pushtetmbajtëse të deritashme. Njerëzit tashmë janë lodhur nga premtimet e rremë. Ata duan të shohin punë konkrete zhvillimore, duan jetë shumë më të lumtur se deri më tash. Qyetatarëve nuk i’u ka mbetur deri te slloganet farse politike”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat