“Do t’i befasojë të gjithë”, analisti tregon arsyet pse LDK del fituese me 14 shkurt

Politika

“Do t’i befasojë të gjithë”, analisti tregon arsyet pse LDK del fituese me 14 shkurt

Nga: P.R Më: 28 janar 2021 Në ora: 18:55
Avdullah Hoti dhe Gazmen Muhaxheri

Ashtu si shumë herë në të kaluarën, Lidhja Demokratike e Kosovës po sulmohet edhe tani kur po iu afrohemi zgjedhjeve të 14 shkurtit. Ajo është cak i sulmeve të vazhdueshme, për shkak që ishte ajo që e rrëzoi qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurtit, dhe më pas mori vet udhëheqjen e qeverisë, qeveri të cilën e rrëzoi Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Por, analisti Fatmir Bajraj, në një prononcim dhënë gazetës “Bota sot” thotë se LDK është faqebardhë para qytetarëve dhe e denjë për t'ua kërkuar votën. Sipas tij, zgjedhjet e 14 shkurtit do ta nxjerrin LDK-në fituese.

“Shteti-shtet, është platformë dhe bindje e LDK-së, për të cilën është e gatshme të vënë n'dispozicion gjithë potencialet shkencore, politike, intelektuale, akademike deri në sakrificë kombëtare në bërjen, ruajtjen dhe avancimin e tij. Zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të 14 shkurtit 2021, do nxjerrin LDK-në, subjekt të parë dhe fitues të këtyre zgjedhjeve dhe krijuese të institucioneve që derivojnë zgjedhjet, përkatësisht verdikti i Sovranit”, thotë Bajraj.

Sipas tij, LDK dhe kryeministri Hoti rregulloi gjitha problemet që u shkaktuan nga qeverisja e Albin Kurtit.

Image
Fatmir Bajraj

“Pas një qeverisje brilante të Qeverisë Hoti, Qeveri kjo e cila pasoj rënien e Qeverisë Kurti, pasiqë kjo e fundit si pasojë e pafuqisë dhe pazotësisë të ish Kryeministrit Kurti në përballje me sfidat dhe përgjegjësitë kushtetuese-shtetërore përballë Dialogut me Serbinë në Bruksel, dorën n'zëmër, sfidë kjo e cila rrëzoi ose detyroj të vetëdorëhiqet edhe ish Kryeministrin Haradinaj, Kryeministri Hoti n'krye të koalicionit qeverisës, arriti objektivat kulminante në menagjimin e Pandemisë me COVID-19, kthimin e besimit dhe partneritetin me partneret tanë strategjik në BE, dhe mbi të gjitha; përtëritjen e marrëdhënieve me SHBA-të, marrëdhënie këto, jo vetëm të ngrira, por të keqësuara dhe të dëmtuara sikur kurr më parë në mbi tri dekada bashkpunimi, koordinimi dhe fuzionimi nga ky partner jetik dhe strategjik i lirisë dhe pavarësisë sonë, siq janë SHBA-të”, shprehet Bajraj për “Bota sot”.

“Tanimë, ato marrëdhënie, për shkak të politikes së gabuar të ish kryeministrit Haradinaj dhe n'veqanti të politikes katastrofale të ish kryeministrit Kurti, kishte prodhuar pezullimin e ndihmës dhe suportit, por edhe kërcënimin për sanksione deri në tërheqje të trupave amerikane nga Bondstilli. LDK dhe Kryeministri i Kosovës, Dr. Avdullah Hoti, i hapi dyert bashkëpunimit për Kosovën dhe ktheu besimin e humbur nga Shtëpia e Bardhë, duke hap perspektivë dhe shpresë për të ecur tutje në drejtimin e duhur properëndimor dhe veri-atlantik. Dr, Avdullah Hoti, Kryeministër i Republikës së Kosovës, hoqi barrierat për t'i hap rrugë Dialogut me Serbinë në Bruksel, sikurse edhe atij në Shtëpinë e Bardhë me 04 shtator në Uashington e cila kulmoj me një Marrëveshje historike të zotimeve dhe me njohje nga të Republikës së Kosovës nga Izraeli.”.

Më tej, analisti Bajraj ka deklaruar se LDK do t’i befasojë të gjithë me rezultatin që to ta arrij në zgjedhjet e 14 shkurtit.

“LDK, do të përmbysë propagandën "gebelsiane" anti-LDK dhe anti Kosovë të orkestruar si propagandë mediatike në rrjete sociale dhe studio televizive, të paguara nga qarqe të dyshimta brenda dhe jashtë, si dhe si një investim histerik i cili ka për qëllim përmbysjen e sistemit dhe shkatërrimin e projektit nacional të shqiptarëve të Kosovës për një Kosovë të pavarur dhe demokratike. LDK, si epitom e këtij projekti nacional, do t'ia dal të rrëzoj për tokë iluzionet optike të mediave të kazanit me sofizma së gjëja LDK-ja mbanë përgjegjësi për deshtimet e vendit dhe shoqërisë sonë në proceset historike, edhe pse kjo e fundit (LDK) ishte kujdestare unike e proceseve të vendit që nga rezistenca aktive paqësore, lufta çlirimtare, ajo e shtetbërjes dhe shtetëndertimit deri n'fund të ditës”, thekson Fatmir Bajraj për “Bota sot”.

Sipas tij, vetëm LDK mund t’i çojë tutje proceset zhvillimore dhe integruese të Republikës së Kosovës drejt BE-së dhe atyre në NATO, duke mos harruar miqësinë me SHBA-të, porosi kjo e Presidentit historik Rugova.

“LDK, ka traditë, trashëgimi, potencial dhe vullnet të qeverisë me vendin dhe të jetë strumbullar i të gjitha proceseve n'dobi të vendit, sikurse ishte dhe është prore. Ajo ka në listën e saj për deputet, figura të shquara të jetës politike, personalitete superiore të jetës shkencore dhe akademike, si dhe burra e gra të të provuar e t'promovuar për guxim, dije dhe invencion në menagjim dhe lidership. LDK, pas dështimit të partneritetit më VV-në, egocentriste dhe sidomos pas të rezultuarit gabim, vënia e vijave të kuqe për oponentët politik siç ishte rasti me PDK-në dhe abuzimin me këtë fakt nga ana e LVV-së, tani e tutje ; nuk përjashton dhe as konfirmon bashkëqeverisjen me akëcilin apriori, përkundrazi ; do të bashkëqeverisje me akëcilin pas leximit të rezultateve të certifikuar, sikurse do të jetë e gatshme të shkoj edhe në opozitë, kur kjo do të ishte në interes të shtetit dhe vetëm në interes të shtetit të Kosovës”, shpjegon më tej Bajraj.

Për fund, analisti Bajraj thekson se LDK-ja i ka borgj qytetarëve integrimin e Kosovës ne Bashkimin Evroppian dhe NATO.

“LDK, i'a ka borgj këtij shteti dhe qytetarëve të Republikës që përkundër riskut të dëmtimit të vetë si qënie (LDK), të punoj fort dhe fuqishëm në realizimin sublim të shtetësisë së Kosovës, integrimin në BE dhe në strukturat veri-atlantike, pra në familjen e qytetërimit perëndimor dhe në raporte speciale me Amerikën. LDK, nuk është dinozaur i kohërave të perënduara, por vlerë konstante-kulminante, dhe superiore e Lëvizjes sonë Nacionale për Liri e Pavarësi, është gjakim dhe emblemë koherente dhe kohezive e aspiratës dhe sakrificës sonë për kauzën e Dardanisë ; Kosova shtet i pavarur dhe demokratik. LDK, është e mira konstante e këtij vendi, që nga ngjizja e saj si lëvizje sinergjike e të dy krahëve ; paqe & luftë, dhe kështu do të jetë brez pas brezi derisa t'flitet shqip mbi dhe, e n'këtë atdhe”, përfundon për “Bota sot”, analisti Fatmir Bajraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat