Duhanaj: Vend ka nevojë për këndellje në të gjitha fushat

Politika

Duhanaj: Vend ka nevojë për këndellje në të gjitha fushat

Nga: A.M. Më: 28 janar 2021 Në ora: 23:04
Ilustrim

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë për televizionin publik se SHBA-ja kërkon nga Kosova  “më shumë mundësi ekonomike për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe do të dëshironim të shohim zotim të fortë për sundim të ligjit, luftim të korrupsionit”.

Ndërkaq, njohësi i çështjeve politike, Leon Duhanaj, në një bashkëbisedim për “Bota sot” ka thënë se kërkesa e ambasadorit Kosnett është me vend.

“Kërkesa e Ambasadorit Kosnett, është kërkesë shumë më vend dhe e cila në kushte normale do duhej të nënkuptohej nga politika di ofertë dhe nga qytetarët si kërkesë.

Për fat të keq, sidomos përgjatë këtij viti, opinioni është traumatizuar më tema koti, por që edhe ka ra viktimë e manipulimeve propagandistike të segmenteve të politikës kosovare, duke i shfrytëzuar për interesa meskine”, ka thënë ai për “Bota sot”.

Më tej, Duhanaj thekson se vendi ka nevojë për këndellje në të gjitha fushat, duke shtuar se për këtë arsye qytetarët duhet të analizojnë programet e partive.

“Ky vend ka nevojë për këndellje në të gjitha fushat, e posaçërisht në atë të ekonomisë. Klima e krijuar përmes terrorit emocional, pastaj pandemia dhe problemet e shumta ekonomike kërkojnë zgjidhje urgjente, prandaj është më të rendësi që qytetarët të analizojnë programet e partive e jo përrallat më mbret të cilat i japin disa që nuk kanë lidhje me realitetin, apo që synim politik kanë destabilizimin e vendit”, ka deklaruar Duhanaj për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat