Befason kandidatja e LDK-së për deputete, thotë se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla qajnë për këtë parti

Politika

Befason kandidatja e LDK-së për deputete, thotë se Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla qajnë për këtë parti

Nga: N. H Më: 30 janar 2021 Në ora: 17:54
Vjosa Osmani dhe Donika Gërvalla

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës Vjosa Osmani javë më parë iu bashkua garës zgjedhore në një listë me Lëvizjen Vetëvendosja të udhëhequr nga Albin Kurti, për zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen me 14 shkurt.

Lideri i lëvizjes Vetëvendosja Albin Kurti synon postin e kryeministrit, ndërsa, Vjosa Osmani synon postin e presidentes së Kosovës.

E, për largimin e Osmanit, në Lidhjen Demokratike të Kosovës ende vazhdohet të diskutohet kjo çështje. Krerët e këtij subjekti shprehen të bindur se ky largim nuk do të ndikojë në partinë e tyre.

Edhe kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Kaltrina Demiri, për gazetën “Bota sot”, ka folur për largimin e Vjosa Osmanit dhe Donika Gervallës, nga ky subjekt politik.

Demiri fillimisht ka thurur lavde për Osmanin dhe Gërvallën, duke thënë se përkundër largimit nga partia e saj, ato vazhdojnë të mbesin dy perëndesha të politikës së Kosovës.

Image
Kaltrina Demiri

“Zonja Vjosa Osmani edhe zonja Donika Gërvalla, dy perëndesha të politikës së Kosovës, janë lindur dhe rritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Që të dyja qajnë për Lidhjen Demokratike të Kosovës. Qanë edhe akademik Isa Mustafa, kreu i LDK-së për to, ato janë bijat e kësaj partie, këtij populli”, ka thënë Demiri për “Bota sot”.

Ndërsa, ka bërë me dije se largimi i Osmanit dhe Gërvallës nuk e dëmtojnë aspak Lidhjen Demokratike e Kosovës, por se vetëm e pasurojnë skenën politike.

“Assesi largimi i tyre në kohë dhe hapësirë nuk e dëmton Lidhjen Demokratike të Kosovës, nuk lejojnë as ato të dëmtohet LDK-ja, përkundrazi e pasurojnë jetën politike. LDK-ja pret që dy perëndeshat e politikës së Kosovës do të valorizojnë idetë dhe praktikën politike të majtizmit politik dhe do të ndihmojnë konceptin e shtet-ndërtimit për të cilin punon në mënyrë vetëmohuese Lidhja Demokratike e Kosovës”, ka deklaruar kandidatja për deputete e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Kaltrina Demiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat