Profesori tregon arsyen e pengimit të vizitës së Kurtit dhe Osmanit, ja kush duhet të jap përgjegjësi

Politika

Profesori tregon arsyen e pengimit të vizitës së Kurtit dhe Osmanit, ja kush duhet të jap përgjegjësi

Nga: M.H Më: 31 janar 2021 Në ora: 20:42
Foto nga takimi

Një ngjarje e pakëndshme ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në veri të Mitrovicës.

Ushtruesja e postit të presidentit, Vjosa Osmani dhe kreu i VV-së, Albin Kurti ishin në vizitë në Mitrovicën e Veriut, vizitë kjo që hasi në pengesa nga qytetarët serbë.

Vizita e cila parashihej të zhvillohej në mënyrë të qetë u shoqërua me këtë shqetësim që ngjalli reagime të mëdha tek të gjithë.

Kurti dhe Osmani nuk preferuan të deklarohen në lidhje me këtë ngjarje mirëpo zëdhënësi I VV-së, foli duke u shprehur që vizita nuk ishte ndërprerë por ishte përfunduar sipas agjendës.

Mbrëmja e djeshme ishte përplotë me reagime, disa gjykuan vizitën e Kurtit dhe Osmanin e disa nuk arsyetuan veprimet e qytetarëve të shtetit të Serbisë.

Në lidhje me këtë ngjarje, “Bota sot”, kontakoi me profesorin universitar, Enver Bytyçi, i cili komentoi situatën në fjalë duke mos arsyetuar veprimet e qytetarëve serbë mirëpo as mbështetjen e disa politikanëve të vendit për pengimin e kësaj vizite.

Profesori përmend deklaratat që mbështetën këtë akt të qytetarëve të serbëve, duke filluar nga videoja e djalit të Thaçit i cili publikoi një video kur i ati i tij po shetiste në liqenin e Ujmanit e që nuk ka menduar se kjo do të kuptohej “Hashimin e duan serbët ndërsa Kurtin e Osmanin jo”.

Image
Enver Bytyçi

I pa menduar ka qenë edhe shkrimi i zëdhënsit të PDK-së, i cili në mënyrë të hapur i ishte gëzuar kësaj ndodhe, shprehët profesori duke shkuar mendja kështu që PDK ishtë bashkëorganizator I këtij incidenti.

“Dje ndodhi një incident i padëshirueshëm në veri të Kosovës. Një turmë fashistesh serbe bllokuan vizitën e presidentes në detyrë, zonjës Vjosa Osmani dhe të kreut të Vetëvendosjës, zotit Kurti në territorin e Republikës së Kosovës. Shumë shqiptarë u gëzuan nga akti fashist i Listës Srpska, Aleksandër Vuçiq dhe kriminelëve serbe që bëjnë ligjin në veri të vendit. Lëshuan mllef dhe urrejtje jo ndaj aktit mesjetar të serbëve, por ndaj viktimave të këtij akti. Djali i Hashim Thaçit publikoi babin e tij në varkën e “Noes” duke shetitur në Ujman, duke mos i shkuar mendja se njerëzit do të thonë: “E shikon? Hashimin serbët e duan, nuk e ngacmojnë, nuk ia ndalin udhën. Kurse Vjosen dhe Albinin i bllokojnë”! Zëdhënësi i PDK-së shkroi një status, në të cilin i thoshte zotit Kurti “Trim me shqiptarët dhe frikacak me serbët”! Me këtë status ai dshmoi gëzimin e tij e të partisë së tij deri në ekstazë, sa të shkon mendja se dikush nga Partia Demokratike ishte bashkëorganizator me Listën Srpska në këtë incident. E thënë troç, nuk jam i tronditur me veprimet fashiste të serbëve”, u shpreh Bytyçi.

Nga ana tjetër, profesori nuk arsyeton këtë mbështetje të shqiptarëve duke shtuar që nuk duhet të gëzohemi për këto lloj incidente përkundrazi ne duhet të jemi bashkë e ta kalojmë.

Profesori shprehët që këtë incident mund të i gëzohen vetëm kriminelët dhe bashkëpunëtorët e Beogradit.

“Më tronditë mbështetja që shqiptarët u japin këtyre veprimëve përkundër dy shqiptarëve më të votuar në Kosovë! Kjo është katastrofa që po e përjetojmë. Nëse do ishim homogjenë e jo të përçarë deri në këtë farë pike, nuk do ndodhte që pas 13 vitesh pavarësi politikanët shqiptarë të bllokoheshin në vizitat e tyre në veri të Kosovës. Kjo situatë është krijuar nga ata që u gëzuan për incidentin kundër zonjës Osmani dhe zotit Kurti! Prandaj qeshin dhe gëzohen këta. Prandaj duartrokasin. Se janë bashkëpunëtorë në krimin e organizuar në veriun e Mitrovicës. Vetëm kriminelët bashkëpunëtorë të Beogradit dhe mafies kriminale në veri të Kosovës mund të gëzohen dhe të brohorasin kur një politikan shqiptar linçohet prej serbëve. Ky zëdhënësi i PDK-së predikon që Vjosa dhe Albini të kishin reaguar dhe të bënin heroinë në këtë rast?! D.m.th ka predikuar që ata binin në kurthin e skenarit serb të destabilizimit të veriut, me qëllim që të justifikohej rivënia në diskutim e kësaj pjese të territorit si pjesë integrale e shtetit të Kosovës?! E drejta e shqiptarëve për të lëvizur në të gjithë territorin e vendit është e drejtë kushtetuese dhe ligjore”, potencon profesori.

Bytyçi tutje flet për lëvizjen e lirë që liderët e Beogradit kanë dhe reagimet që nuk i kanë shqiptarët ndaj tyre sikur i kanë për liderët shqiptarë.

Por profesori thotë që kjo pengesë vie sepse serbët ende nuk janë çliruar nga fryma e Millosheviçiqt.

Profesori bën thirrje që të mos i gëzohen këtij incidenti kaq publikisht pasiqë serbët nuk duhet të din që shqiptarët i duartrokasin ata për këtë gjest dhe se i gëzohen këtij akti të paturpshëm ndaj Kurtit dhe Osmanit.

“Askush nuk mund të ndaloj shqiptarët, politikanë ose jo, që të lëvizin në këtë territorë edhe për qëllime elektorale. Liderët e Listës Srpska, madje dhe liderët të Beogradit, lëvizin lirshëm pa u hyrë një ferrë në këmbë në çdo pëllëmbë të territorit. Dhe kjo është mirë. Por shqiptarët nuk kanë reaguar asnjëherë kundër tyre. Pse serbët reagojne kundër politikanëve shqiptarë, madje thërrasin me fyerje e sharje kundër tyre?! Sepse ata jetojnë akoma me frymën e ideologjise fashiste të Milosheviçit. Ky fakt duhet të elaborohet, të zbërthehet dhe të proklamohet në të gjitha kancelarët e Europës, në SHBA e kudo. Bota duhet të mësojë se në veri të Kosovës janë instaluar falangat e fashizmit të Beogradit në krye presidentin serb, Aleksander Vuçiq! Përpiquni që atë të mos mësojnë se politikanë, profesorë dhe njerëzë pa moral e karakter në Kosovë i janë gëzuar aktit të turpshëm kundër Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit! Ata shqiptarë që për inat të këtyre dyve duartrokasin aktin fashist të serbëve, janë dy herë më shumë fashiste sesa këta serbë të indoktrinuar! Janë të indoktrinuar me fashizmin korruptiv të Hashim Thaçit, të cilin Beogradi e futi në thes dhe diti ta mbrojë, duke e shpallur si nacionalist shqiptar”, theksoi Bytyçi.

Në fund, profesori ka një porosti për qeverinë, ministrin, policinë dhe strukturat e shtetit duke iu thënë që ata duhet të jenë në dijeni për çdo lëvizje të presidents në detyrë gjithashtu edhe kreut të opozitës.

Policia dhe qeveria kanë detyrim kushtetues të garantojnë lëvizjen e lirë të autoritetëve të shtetit. Ata duhet të japin llogari! Nëse jo, atëherë ata duhen shpallë bashkëpunëtorë të komplotit në fjalë, shton më tej profesori.

“Së fundmi, dua të them dhe diçka tjetër. Qeveria, ministria e Brendshme, policia e Kosovës, strukturat e shtetit e kanë ditur lëvizjen e presidentes në detyrë dhe të kreut të opozitës. Megjithatë në vend të merrnin të gjitha masat për sigurinë e tyre, filluan t’i fajësojnë ata për vizitën e tyre në veri. Ky është turp shtetëror. Për këtë fakt duhet të dal përgjegjësia shtetërore. Policia dhe qeveria kanë detyrim kushtetues të garantojnë lëvizjen e lirë të autoritetëve të shtetit. Ata duhet të japin llogari! Nëse jo, atëherë ata duhen shpallë bashkëpunëtorë të komplotit në fjalë. Ngjarja e të shtunës në very të Kosovës nuk ishte thjesht incident, ishte njëkohësisht komplot, të cilin e lëshuan menjëhere mediat që ta justifikojnë dhe ta mbrojnë”, përfundoi profesori për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat