Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Mustafës, analisti tregon si duhet të veprojë LDK-ja tani, përmend dhe Vjosa Osmanin

Politika

Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Mustafës, analisti tregon si duhet të veprojë LDK-ja tani, përmend dhe Vjosa Osmanin

Nga: M.H Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 15:53
Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani

Para pak minutash Isa Mustafa ka bërë të ditur zyrtarisht se jep dorëheqje nga posti i kryetarit të LDK-së dhe se pritet që të thërras mbledhje të re të Kuvendit të partisë.

“Dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe hapjes së rrugëve të mëtutjeshme për riorganizim të LDK-së e kam njoftuar kryesinë se do të thërras Kuvendin e LDK-së, për zgjedhje të një kryetari të ri të LDk-së në një periudhë të shpejtë kohore. Në mënyrë që LDK sa më shpejtë të ketë kryetarin e ri”, tha ai.

Mustafa tha se ndjen përgjegjësi dhe se do të ruajë LDK-në dhe të kthehet si forcë politike pasi i duhet Kosovës.

Në lidhje me këtë temë, analisti politik, Faton Mehmeti në një prononcim për “Bota sot”, u shpreh që Mustafa është dashur të alrgohet që nga viti 2017 kur I humbi zgjedhjet sepse tash është shumë vonë.

Image
Faton Mehmeti

Më tej, analisti thotë që nuk mjafton vetëm dorëheqja e Mustafës por e komplekt strukturës së LDK-së, pasi ka pësuar humbjen më të thellë në gjith historinë e saj.

“Isa Mustafa është dashur të largohet qysh në 2017 kur i humbi zgjedhjet, tashmë është vonë, por më mirë vonë se kurrë. Nuk mjafton vetëm dorëheqja e Isës por e komplekt strukturës së LDK, kryesisë së saj, e cila ka degraduar partinë si mos më keq, aq sa të pësoj humbjen më të thëllë në histori të saj. Isa Mustafa është përgjegjës për këtë katastofë, e cila vendit i ka sjellur shumë pasoja”, u shpreh Mehmeti.

Tutje, analisti thotë që LDK duhet të fillojnë me reforma të thella, duke kthyer edhe Vjosën brenda saj, shkruan “Bota sot”.

LDK duhet dhe mund të ec tutje, shton më tej Mehmeti.

“Andaj, duhet që në LDK të fillojnë reforma të thëella, jo zëvëndësime, por reforma të thella, që do e shkundin partinë duke e kthyer atë në rrugën e drejtë. Vetëm më refoma të thella, duke kthyer edhe Vjosën brenda saj, LDK duhet dhe mund të ec tutje, të shohim nëse do të ndodhin reforma të thella, apo vetëm kozmetike, sa për të shfajësuar veten Isa”, përfundoi Mehmeti për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat